Ministry of Health - Republic of Albania

01/14/2026 | Press release | Distributed by Public on 01/14/2026 04:02

Qendër e re Komunitare në Divjakë, ministrja Sala: 14 shërbime të reja sociale gjatë 2026, në 61 bashki

Ministria e Shëndetësisë

Menu

#
Newsroom

Qendër e re Komunitare në Divjakë, ministrja Sala: 14 shërbime të reja sociale gjatë 2026, në 61 bashki

14 Janar 2026

Newsroom

Qendër e re Komunitare në Divjakë, ministrja Sala: 14 shërbime të reja sociale gjatë 2026, në 61 bashki

14 Janar 2026

Zgjerimi i shërbimeve sociale me bazë komunitare është një prioritet i qeverisë për të garantuar mbështetje të drejtpërdrejtë dhe të aksesueshme për grupet më vulnerabël. Vit pas viti, numri i shërbimeve në bashki është rritur, ndërsa nëpërmjet Fondit Social për vitin 2026 do të shtohen edhe 14 shërbime të reja sociale në bashki të ndryshme të vendit, duke forcuar mbrojtjen sociale në nivel vendor dhe duke siguruar që shërbimet t'u afrohen gjithnjë e më shumë qytetarëve, aty ku ata jetojnë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala, gjatë vizitës në Qendrën Komunitare në Bashkinë Divjakë, theksoi rëndësinë e ofrimit të shërbimeve sociale sa më pranë komunitetit.

"Është një bashkëpunim shumë i mirë ndërmjet MSHMS-së dhe partnerëve ndërkombëtarë, në partneritet me bashkitë, i cili mundëson ofrimin e shërbimeve dhe mbështetjes sociale më pranë komunitetit, aty ku është nevoja, aty ku janë njerëzit", u shpreh ministrja Sala.

Gjithashtu, ministrja Sala deklaroi se zgjerimi i hartës së shërbimeve sociale do të vijojë edhe gjatë këtij viti, me fokus mbulimin e nevojave të munguara në territor për grupet më vulnerabël.

"Këtë vit, nëpërmjet financimit nga Fondi Social, do të shtohen edhe 14 shërbime të reja në bashki të ndryshme dhe ato janë shërbime të munguara në territor për popullsinë më vulnerabël, si qendra emergjence, njësi të lëvizshme, shërbime komunitare dhe një qendër rajonale e specializuar për të rinjtë me spektër autizmi, etj. Këto 14 shërbime i shtohen edhe 84 shërbimeve të mëparshme të Fondit Social, duke mbuluar kështu me shërbime komunitare të 61 bashkitë në vend", nënvizoi ministrja.

Qendra e re Komunitare në Divjakë ofron shërbime të specializuara rehabilitimi dhe zhvillimi për fëmijë me aftësi të kufizuara të moshës 3 deri në 18 vjeç, si dhe kujdes social për gra të moshuara dhe grupe të tjera në nevojë. Këto shërbime ofrohen nga një ekip multidisiplinar i përbërë nga psikologë, punonjës socialë, logopedë dhe fizioterapistë.

Kjo qendër është ngritur në kuadër të fazës II të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara "Askush Të Mos Mbetet Pas" (LNB), i cili financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe zbatohet nga UNDP, UNFPA, UNICEF dhe UN Ëomen, në bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë Shqiptare

Shpërndaj

© Ministria e Shëndetësisë 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Aksesibiliteti

×

Madhesia e Tekstit

A+ Zmadho A- Zvogelo

Profilet dhe Kontrasti

Disleksia Kontrast i Larte Kontrast i Ulet

Mjete Leximi

Udhezues Leximi
Maske Leximi
Hapesire me e Madhe

Navigimi

Navigimi me TAB
Evidento Linqet
Kthe ne gjendjen fillestare
Ministry of Health - Republic of Albania published this content on January 14, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on January 14, 2026 at 10:02 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]