Ministry of Defence - Republic of Albania

09/15/2026 | Press release | Distributed by Public on 09/15/2026 04:02

Shqipëri–Japoni, forcim i dialogut dhe bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

Shqipëri-Japoni, forcim i dialogut dhe bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

e martë, 15 shtator 2026 11:52

Ministri Nufi: "Ndërtojmë ura të reja bashkëpunimi dhe partneritet më të fortë mes dy vendeve tona"

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, z. Ermal Nufi zhvilloi një takim me Zëvendësministrin Parlamentar në Ministrinë e Mbrojtjes të Japonisë, z. Yohei Wakabayashi, ku u shkëmbyen pikëpamje mbi zhvillimet ndërkombëtare dhe rajonale të sigurisë, si dhe mbi mundësitë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

"Shqipëria e vlerëson Japoninë si një partner të rëndësishëm dhe mirëpret zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, përmes shkëmbimit të ekspertizës, forcimit të kontakteve ndërmjet institucioneve dhe Forcave të Armatosura, si dhe aktiviteteve të përbashkëta."- u shpreh Ministri Nufi në lidhje me takimin.

Ndër të tjera, Ministri i Mbrojtjes Nufi vuri theksin tek ndërtimi i urave të reja të bashkëpunimit mes dy vendeve tona:

"Nga asistenca humanitare dhe operacionet në mbështetje të paqes, te forcimi i qëndrueshmërisë përballë kërcënimeve të reja të sigurisë, synimi ynë është i qartë: të ndërtojmë ura të reja bashkëpunimi dhe një partneritet gjithnjë e më të fortë mes Shqipërisë dhe Japonisë." - nënvizoi ai.


Ministry of Defence - Republic of Albania published this content on September 15, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on September 15, 2026 at 10:02 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]