Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania

06/10/2026 | Press release | Distributed by Public on 06/10/2026 05:41

Sofie – Ministri Hoxha takim me homologen bullgare: Zgjerim i bashkëpunimit në energji, infrastrukturë dhe ndërlidhje strategjike. Korridori VIII, potencial për zhvillimin[...]

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka mbërritur në Sofje të Bullgarisë ku në kuadër të mbylljes së Presidencës së Bullgarisë në Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore për periudhën 2025-2026, do të zhvillohet Takimi i Ministrave të Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse të SEECP-së.

Paraditen e sotme, Hoxha është pritur në një takim bilateral nga Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Velislava Petrova, takim që rikonfirmoi partneritetin e fortë midis Shqipërisë dhe Bullgarisë.

Në një postim në X pas takimit, Hoxha theksoi se "diskutimet tona nxorën në pah rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të dialogut politik dhe zgjerimit të bashkëpunimit në sektorë kyç si energjia, infrastruktura dhe ndërlidhja strategjike".

"Në këtë kontekst, nënvizuam rëndësinë e Korridorit VIII si një lidhje me rëndësi jetike midis rajoneve të Adriatikut dhe Detit të Zi, me potencial të konsiderueshëm për të rritur tregtinë, lëvizshmërinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në të gjithë Evropën Juglindore" -shkruan Hoxha.

Ministri i Jashtëm shtoi se Shqipëria vlerëson mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për procesin tonë të anëtarësimit në BE dhe avokimin e saj të vazhdueshëm për një politikë të besueshme zgjerimi.

Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania published this content on June 10, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on June 10, 2026 at 11:41 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]