Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania

04/24/2026 | Press release | Distributed by Public on 04/25/2026 13:04

Ministri Hoxha nga Forumi i Delfit: Zgjerimi i BE në Ballkanin Perëndimor, domosdoshmëri strategjike. Shqipëria kontribut të vazhdueshëm për interesat evropiane

Gjatë Forumit Ekonomik të Delfit, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në panelin e diskutimit "Nga 'Fuqia e Butë' te 'Realiteti i Vështirë': Ribalancimi i Madh Evropian", ku u trajtuan realitetet e reja që po formësojnë kontinentin tonë.

Ministri Hoxha theksoi se teksa Evropa po përshtatet me një botë gjithnjë e më të paparashikueshme, po shfaqet nevoja për të ruajtur atë që përcakton Evropën, vlerat e saj, dhe hapjen ndaj botës, duke forcuar njëkohësisht kapacitetin për të mbrojtur interesat e saj në nivel global.

"Kjo nënkupton një Evropë më strategjike, më rezistente dhe më të aftë; një Evropë që ndërthur veçantinë dhe vlerat e saj të padiskutueshme me aftësinë për t'i zbatuar dhe mbrojtur ato", tha Hoxha.

Në këtë kontekst, sipas Ministrit, zgjerimi i BE, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, nuk është thjesht një zgjedhje politike, por një domosdoshmëri strategjike që forcon sigurinë, besueshmërinë dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të Evropës.

"Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj: të jetë pjesë e Evropës, të përqafojë vlerat e saj dhe të kontribuojë si pjesë integrale e interesave të përbashkëta evropiane. Ne mbetemi plotësisht të angazhuar që, sot dhe në të ardhmen, të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të kontribuar për një Evropë më të fortë, më të bashkuar dhe më efikase", deklaroi Ministri i Jashtëm i Shqipërisë.

Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania published this content on April 24, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on April 25, 2026 at 19:04 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]