Results

Ministry of Defence - Republic of Albania

04/02/2026 | Press release | Distributed by Public on 04/03/2026 01:13

Shqipëria 17 vjet në NATO, Nufi: Të ndihemi krenarë për çfarë kemi arritur këto vite

Shqipëria 17 vjet në NATO, Nufi: Të ndihemi krenarë për çfarë kemi arritur këto vite

e enjte, 02 prill 2026 19:10

Forcat e Armatosura të Shqipërisë festuan sot 17-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Në ceremoninë e zhvilluar në Garnizonin e Forcës Tokësore në Zall Herr, morën pjesë ministri i Mbrojtjes, z. Ermal Nufi, zëvendësministrat Enkelejd Joti dhe Blerina Abrazhda, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjenerallejtënant Arben Kingji, deputetë të Kuvendit si dhe ushtarakëve të të gjitha gradave.

Ministri i Mbrojtjes, z. Ermal Nufi, vlerësoi arritjet e Shqipërisë në këto 17 vite si vend anëtar i Aleancës, duke veçuar rolin e burrave dhe grave në uniformë: "Shqipëria duhet të ndihet krenare për gjithçka kemi ndërtuar në këto 17 vite. Krenarë për besimin që kemi fituar dhe për profesionalizmin e grave dhe burrave në uniformë, që përfaqësojnë Shqipërinë me dinjitet në çdo mision. Një faktor stabiliteti në rajon, gjithmonë krah aleatëve, Shqipëria ka zgjedhur të ecë me hapin e NATO-s," - u shpreh ministri Nufi.

Nga ana e tij, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerallejtënant Arben Kingji, theksoi rëndësinë historike të anëtarësimit dhe rolin aktiv të vendit në Aleancë: "Sot shënojmë 17-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Që nga ky moment historik, Shqipëria ka dëshmuar përkushtim të palëkundur ndaj vlerave të Aleancës, duke u shndërruar në një kontribuese aktive në misionet dhe operacionet e përbashkëta. Në këtë rrugëtim, shpreh mirënjohje të veçantë për aleatët dhe partnerët tanë për bashkëpunimin dhe mbështetjen në rritjen e kapaciteteve operacionale të Forcave të Armatosura, në funksion të përmbushjes së detyrimeve tona kombëtare dhe ndërkombëtare", - deklaroi ai.

Në përfundim, ministri Nufi dhe deputetët e Komisionit të Sigurisë panë nga afër mjetet dhe pajisjet e ekspozuara për këtë rast, si dhe u informuan për kapacitetet dhe gatishmërinë e tyre.

Ceremonia në Garnizonin e Zall Herrit rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për të vijuar kontributin aktiv në kuadër të NATO-s, duke forcuar më tej rolin e saj si faktor stabiliteti dhe sigurie në rajon dhe më gjerë.


Ministry of Defence - Republic of Albania published this content on April 02, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on April 03, 2026 at 07:13 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]