Ministry of Health - Republic of Albania

11/04/2025 | Press release | Archived content

Modernizim në Spitalin e Traumës – drejt një sistemi shëndetësor më cilësor

Ministria e Shëndetësisë
Ministria
  • Home
  • MINISTRIA
  • AKTE
  • MEDIA
  • QYTETAR
  • STAFET MJEKËSORE
  • FacebookOpens in a new window
  • TwitterOpens in a new window
  • InstagramOpens in a new window
  • YouTubeOpens in a new window
AL EN
Kerko Kerko
menu mbyll

Menu

  • Ministria #
    • Ministri
    • Kabineti i Ministrit
    • Zëvendës Ministrat
    • Sekretari i pergjithshem
  • Akte Ligjore #
    • Akte
    • Baza ligjore Shendetesia
    • Baza Ligjore Mbrojtja Sociale
  • Media #
    • Lajme
    • Fjalime
    • Foto galeri
    • Video Galeri
    • Raporti javor
    • Buletini Mujor
    • Artikuj
    • Njoftime
  • Qytetar #
    • Shërbime Online
    • Ankesa Juaj
    • Sugjero
    • Propozo
  • Publikime #
    • Programi i Transparencës
    • Rregullore për të dhënat personale
    • Adiktologji
    • Kozmetika
    • Vende vakante
    • Farmaceutika
    • Prokurime
    • Kalendari IDAHOT
    • Çfarë duhet të dimë për dhunën me bazë gjinore?
  • Projekte #
    • Banka Botërore
    • Modernizimi i Asistences Sociale (SAMP)
    • CEB
    • IPA Adriatic
    • Projekti USAID
    • HAP
    • CEI
    • Interreg-IPA CBC Italy-Albania-Montenegro
    • Reagimi ndaj emergjencës COVID-19 në Shqipëri
  • Mirëqenia Sociale #
    • Fëmijët të parët
    • Programi i Ndihmës Ekonomike
    • Programi i Mbështetjes së Aftësisë së Kufizuar
    • Fondi Social
    • Ndërmarrjet Sociale
  • COVID - 19 #
    • Vaksinimi antiCOVID (të dhëna ditore)
    • Situata Epidemiologjike COVID19
    • Vaksinimi antiCOVID pyetje pergjigje
    • Ruajtja dhe aplikimi vaksinave antiCOVID
    • Plani Kombëtar i Vaksinimit ndaj COVID-19
    • Strategjitë për përballimin e Pandemisë COVID19
  • Konsultim Publik
#

Kontakt Rruga e Kavajes,Nr. 1001,Tirane,Shqiperi [email protected] +355 4 2376 178

  • InstagramOpens in a new window
  • FacebookOpens in a new window
  • TwitterOpens in a new window
  • YouTubeOpens in a new window
  • Subscribe
Newsroom

Modernizim në Spitalin e Traumës - drejt një sistemi shëndetësor më cilësor

4 Nëntor 2025

Newsroom

Modernizim në Spitalin e Traumës - drejt një sistemi shëndetësor më cilësor

4 Nëntor 2025

Investimet në zhvillimin dhe modernizimin e insfrastruktuës në bllokun operator në Spitalin Universitar të Traumës kanë mundësuar krijimin e një mjedisi bashkëkohor ku ndërhyrjet kirurgjikale realizohen me standarde të larta sigurie dhe efikasisteti.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenie Sociale, prof.Evis Sala zhvilloi një vizitë në ambientet e Spitalit Universitar të Traumës, ku ndoqi nga afër ofrimin e shërbimit për pacientët me trauma shëndetësore, si dhe investimet e kryera në infrastrukturë e pajisje mjekësore, veçanërisht në bllokun operator qendror, i cili është pajisur me aparatura të teknologjisë së fjalës së fundit.

"Modernizimi i Spitalit të Traumës, specifikisht të bllokut operator, aq i rëndësishëm në rastet e traumave shëndetësore, sidomos atyre urgjente dhe pajisja e tij me aparatura mjekësore inovative përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së shërbimit dhe sigurisë për pacientët," - u shpreh ministrja Sala.

Në bllokun operator janë instaluar pajisje të avancuara për Neurokirurgjinë dhe Kirurgjinë e Përgjithshme, që mundësojnë ndërhyrje sa më pak invazive dhe me saktësi maksimale. Gjithashtu, kabinetet ambulatore të ORL-së, Okulistikës dhe Neurokirurgjisë janë pajisur me aparatura diagnostikuese të reja, duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë dhe shpejtësinë e shërbimit për pacientët.

Spitali Universitar i Traumës mbetet struktura e vetme spitalore që ofron shërbim të specializuar për traumën dhe politraumën në nivel kombëtar. Numri i pacientëve që marrin shërbim në këtë spital është në rritje të vazhdueshme, përfshirë edhe shtetas të huaj. Aktualisht, në SUT trajtohen mbi 62 mijë raste urgjente çdo vit.

SUT ofron shërbime të specializuara në fusha të ndryshme, që përfshijnë ortopedinë, kirurgjinë e traumës, kirurgjinë e përgjithshme, neurokirurgjinë, si edhe shërbime të ORL-së, okulistikës dhe kirurgjisë maksilofaciale. Krahas tyre, spitali ofron gjithashtu trajtime në sëmundjet e brendshme, reanimacion, imazheri, farmaci, konsulta ambulatore dhe fizioterapi, duke garantuar kujdes të plotë multidisiplinar për pacientët me trauma dhe politrauma.

Në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, Spitali Universitar i Traumës ndodhet në proces rikonstruksioni, me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të infrastrukturës dhe kushteve të punës e akomodimit, për të garantuar një mjedis më funksional dhe bashkëkohor, që i përgjigjet më mirë rritjes së vazhdueshme të kërkesës për trajtime të specializuara dhe cilësore.

Shpërndaj
  • Share this page on Facebook
  • Share this page on Twitter
  • https://shendetesia.gov.al/newsroom/modernizim-ne-spitalin-e-traumes-drejt-nje-sistemi-shendetesor-me-cilesor/

© Ministria e Shëndetësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

  • FacebookOpens in a new window
  • TwitterOpens in a new window
  • InstagramOpens in a new window
  • YouTubeOpens in a new window

MINISTRIA

  • Ministër
  • Zv. Ministrat
  • S. Përgjithshëm
  • Kabineti
  • Institucionet e Varësisë
  • Struktura
  • Historiku

MEDIA

  • Lajme
  • Fjalime
  • Foto Galeri
  • Video Galeri

BASHKËPUNIME

  • Projekte
  • Bashkëpunime

DOKUMENTE

  • Programi i Transparencës
  • Konsultim Publik
  • Vende vakante
  • Prokurime
  • Raportet
  • Arkiva

Misioni

  • Baza Ligjore për shëndetësinë
  • Baza Ligjore për Mirëqenien Social

KONTAKTE

  • Urgjenca Kombëtare (127)
  • Koordinatori për të drejtën e informimit

© Ministria e Shëndetësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ministry of Health - Republic of Albania published this content on November 04, 2025, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on November 07, 2025 at 10:53 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]