04/24/2026 | Press release | Distributed by Public on 04/24/2026 10:09
Ministri i Mbrojtjes, z. Ermal Nufi, priti në zyrën e tij, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në NATO, z.Matthew Whitaker.
Gjatë takimit, të dy palët theksuan rëndësinë e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në qendër të bisedimeve ishte situata e sigurisë në rajon dhe koordinimi i ngushtë mes aleatëve për përballimin e sfidave aktuale. Ministri Nufi vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së ndaj Forcave të Armatosura të Shqipërisë, veçanërisht në drejtim të trajnimeve, edukimit ushtarak dhe rritjes së kapaciteteve mbrojtëse.
Më tej, ministri i Mbrojtjes, Nufi shprehu mirënjohje ndaj ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në NATO, z. Matthew Whitaker për mbështetjen e palëkundur që Shtetet e Bashkuara i japin Shqipërisë në forcimin e partneritetit tonë strategjik dhe sigurisë në rajon.
Në përmbyllje, Nufi theksoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së mbeten të forta, të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta dhe besim të ndërsjellë.
Vizita e ambasadorit Whitaker në Tiranë është pjesë e një turi rajonal, me fokus forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.