11/13/2025 | Press release | Distributed by Public on 11/13/2025 11:01
Kontakt Rruga e Kavajes,Nr. 1001,Tirane,Shqiperi [email protected] +355 4 2376 178
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala, pas mbledhjes së përbashkët të qeverive mes Shqipërisë dhe Italisë tha, se marrëveshja e nënshkruar sot me qeverinë italiane në fushën e Neonatologjisë në Shqipëri, përfshin grantin e qeverisë italiane për të mbështetur këtë shërbim, si një investim për të ardhmen.
"Sot, kemi patur një takim shumë të rëndësishëm me homologun dhe kolegun, ministrin Schillaci, ku kemi rakorduar bashkëpunimin për ngritjen e Rrjetit Kombëtar të Onkologjisë, por edhe për Institutin Kombëtar të Onkologjisë në Tiranë, një bashkëpunim strategjik që vë bazat për të gjithë programin e ripërtëritjes së onkologjisë në Shqipëri. Një fushë tjetër shumë e rëndësishme që është e lidhur ngushtësisht me onkologjinë është edhe ajo e diagnostikës, dhe ky është një tjetër fokus që kemi në bashkëpunimin dhe në bisedat që bëmë sot me homologun Schillaci", tha ministrja Sala.
Në p/buxhetit e vitit 2026, qeveria shqiptare ka parashikuar një buxhet të posaçëm për barnat antitumorale, në funksion të përmirësimit të trajtimit për pacientët onkologjikë.
"Ky fond mundëson futjen e barnave të reja dhe gjithashtu rritjen e shumëllojshmërisë së indikacioneve për t'i përdorur këto barna, në funksion të një cilësie më të mirë të trajtimit për pacientët", bëri me dije ministrja Sala.
Ndërkohë, Këshilli i Ministrave miratoi dje vendimin për alokimin e fondit prej 200 milion lekësh, për nevojat urgjente të Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" për barnat.
© Ministria e Shëndetësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.
© Ministria e Shëndetësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.