Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania

02/05/2026 | Press release | Distributed by Public on 02/05/2026 01:43

Uashington – Spiropali takime në Kongresin dhe Senatin Amerikan: Rritje e bashkëpunimit shumëdimensional mes Shqipërisë dhe SHBA

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, vijoi vizitën e saj në Uashington me disa takime në Kongresin Amerikan, që patën në fokus thellimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe SHBA në disa dimensione.

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë u prit nga Kryetari i Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan, veterani i ushtrisë amerikane Brian Mast, i angazhuar për avancimin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri.

Gjatë këtij takimi u theksua bashkëpunimi në fushën e sigurisë si aleatë në NATO, si dhe angazhimi i përbashkët për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, përfshirë perspektivën euroatlantike të Kosovës.

Spiropali u takua edhe me Kongresmenin Jimmy Patronis për potencialin e bashkëpunimit ndërsektorial në fusha si rritja e investimeve amerikane në Shqipëri, veçanërisht në sektorët e energjisë dhe infrastrukturës.

Spiropali dhe Patronis u ndalën në rëndësinë që ka për sigurinë dhe mobilitetin ushtarak të NATO-s, ndërlidhja infrastrukturore përmes projektit strategjik të Korridorit të VIII-të.

Ministrja e Jashtme u prit edhe nga Kongresmenët Ritchie Torres, Bashkëkryetar i "Albanian Caucus", mbështetës aktiv i komunitetit shqiptaro-amerikan, si dhe nga Anëtari i Lartë të Nënkomisionit për Evropën në Komisionin për Punët e Jashtme, William R. Keating, dhe Kongresmeni Keith Self.

Ministrja i falenderoi kongresmenët për vëmendjen e posaçme ndaj Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që angazhimi i vazhdueshëm i SHBA-ve në rajon, vijon të jetë thelbësor për zhvillimin demokratik.

Më tej, Ministrja Spiropali do të pritet në Senatin Amerikan nga Senatorët Steve Daines, Gary Peters dhe Elissa Slotkin, ku do të riafirmohet roli i Shqipërisë si partner i ngushtë i shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Vizita zyrtare e Spiropalit do të vijojë me takimet e zyrtarëve të lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe me drejtuesit e "The Heritage Foundation".

Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania published this content on February 05, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on February 05, 2026 at 07:43 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]