Ministry of Agriculture, Rural Development and Water Management - Republic of Albania

09/03/2026 | Press release | Archived content

Ministri Salla në Roskovec: LIS, informacion falas për tokën dhe më pak kosto për fermerët

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, prezantoi në Roskovec aplikacionin e ri LIS, Sistemi i Informacionit të Tokës, i cili u mundëson fermerëve të aksesojnë drejtpërdrejt nga telefoni dhe pa pagesë informacion mbi karakteristikat dhe nevojat e tokës së tyre.

Gjatë vizitës në Roskovec, në plantacionin me 7 dynym shegë të fermerit Agron Gega, Ministri Salla tregoi konkretisht mënyrën se si fermerët mund ta përdorin sistemin për të marrë informacionin e nevojshëm për tokën, kultivimin dhe përdorimin më efikas të plehrave dhe inputeve bujqësore.

"Sot, falë aplikacionit dhe sistemit që kemi ndërtuar, kemi digjitalizuar dhe hedhur në sistem të dhënat e tokës bujqësore, në mënyrë që fermerët t'i aksesojnë dhe ta marrin të gjithë informacionin përmes telefonit", u shpreh Salla.

LIS synon të ndihmojë fermerët të shmangin shpenzimet e panevojshme dhe të ulin kostot e prodhimit, duke përdorur në mënyrë më efikase inputet bujqësore, si dhe të krijojë kushtet për përmirësimin e rendimentit dhe cilësisë së prodhimit.

Ministri Salla u bëri thirrje fermerëve të përdorin sistemin përmes QTTB-ve, duke e cilësuar atë një instrument praktik që e sjell informacionin për tokën bujqësore drejtpërdrejt në duart e fermerit.

"I bëj thirrje të gjithë fermerëve të kenë akses në Sistemin e Informacionit të Tokës, nëpërmjet QTTB-së, për të pasur informacionin e duhur për tokën bujqësore dhe analizat e saj", përfundoi Salla.

Ministry of Agriculture, Rural Development and Water Management - Republic of Albania published this content on September 03, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on September 11, 2026 at 09:44 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]