Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania

04/03/2026 | Press release | Distributed by Public on 04/03/2026 07:05

Ministri Hoxha vijon takimet me krerët diplomatikë të akredituar në Shqipëri

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme vijon serinë e takimeve me krerët diplomatikë të akredituar në Shqipëri.

Në takimin me Ambasadoren e Japonisë në Shqipëri, Znj. Kikuko Kato, palët theksuan marrëdhëniet e forta dhe miqësore ndërmjet Shqipërisë dhe Japonisë, të mbështetura në vlera të përbashkëta demokratike dhe në rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla. "Ramë dakord të forcojmë më tej dialogun politik dhe të thellojmë bashkëpunimin në fusha si zhvillimi ekonomik, investimet dhe shkëmbimet mes njerëzve", u shpreh Ministri, duke vlerësuar njëkohësisht mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë në infrastrukturë, arsim dhe rindërtimin pas tërmetit.

Në bisedimet me Ambasadorin e Republikës Sllovake në Shqipëri, Z. Albín Otruba, u rikonfirmua niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve dypalëshe. "I kushtojmë rëndësi të veçantë vizitës së ardhshme të Presidentit Bajram Begaj në Bratislavë, si një mundësi për të forcuar më tej dialogun politik dhe për të zgjeruar bashkëpunimin", u shpreh Ministri, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovakisë në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Takimi me Ambasadorin e Rumanisë në Shqipëri, Z. Octavian Șerban, nënvizoi angazhimin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit dhe adresimin e prioriteteve të përbashkëta. "Rikonfirmuam rëndësinë e koordinimit të ngushtë me partnerët tanë evropianë dhe aleatët e NATO-s, në kushtet e sfidave në zhvillim të sigurisë", theksoi Ministri, duke vënë në dukje mbështetjen për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe për stabilitetin rajonal.

Linke:

https://x.com/hoxhafer/status/2039980389029036317?

https://x.com/hoxhafer/status/2039309960220168274?s=46

https://x.com/hoxhafer/status/2039306618802741598?s=46

Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania published this content on April 03, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on April 03, 2026 at 13:05 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]