10/15/2025 | Press release | Distributed by Public on 10/15/2025 11:32
Në fjalën e saj, znj. Abrazhda u ndal në përpjekjet e Shqipërisë për avancimin e prioriteteve të mbrojtjes, në përputhje me vendimet e Samitit të Hagës.
Fotogaleria
"Jemi në një trajektore të qëndrueshme rritjeje të shpenzimeve të mbrojtjes dhe modernizimit cilësor, të shoqëruar me zhvillimin e kapaciteteve të montimit dhe integrimit në zinxhirët e furnizimit të aleatëve, shtimin e aftësive mbrojtëse dhe reaguese, si dhe investime në qëndrueshmërinë kombëtare, përfshirë infrastrukturën kritike", - theksoi zëvendësministrja.
Në përmbyllje të fjalës së saj, znj. Abrazhda përsëriti thirrjen për më shumë vëmendje politike dhe prezencë ushtarake të NATO në rajonin tonë, për të dekurajuar rreziqet e sigurisë në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë.
Ajo nënvizoi gjithashtu nevojën që çështja e integrimit të Kosovës në NATO të rikthehet në tryezën e diskutimeve, duke theksuar se ky është një hap i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin e qëndrueshëm të rajonit.
"Shqipëria mirëpret rritjen e rolit dhe angazhimit të NATO-s në strukturimin e marrëdhënieve me Kosovën, aspirata e së cilës mbetet integrimi euroatlantik", - përfundoi ajo.