Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania

05/19/2026 | Press release | Distributed by Public on 05/19/2026 07:55

Sekretari i Përgjithshëm i MEPJ-së, Armand Skapi, merr pjesë në Forumin Vjetor të AII dhe EUSAIR

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Armand Skapi, mori pjesë në Forumin Vjetor të Iniciativës Adriatiko-Joniane (AII) dhe të Strategjisë së Bashkimit Evropian për Rajonin Adriatiko-Jonian (EUSAIR), i zhvilluar nën Kryesinë e Maqedonisë së Veriut. Në fjalën e tij, ai shprehu vlerësimin për organizimin dhe përmbylljen me sukses të Kryesisë së Maqedonisë së Veriut.

Gjatë ndërhyrjes së tij, z. Skapi vlerësoi rolin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit dhe Bashkimit Evropian, duke nënvizuar se integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor, Ukrainës dhe Moldavisë mbetet një prioritet strategjik. Ai theksoi gjithashtu nevojën për vijimin e reformave dhe ruajtjen e momentit pozitiv në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Në fjalim u nënvizua se Shqipëria rikonfirmon angazhimin e saj për respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe dënon agresionin rus ndaj Ukrainës. Po ashtu, u evidentua rëndësia e Planit të Rritjes dhe Agjendës së Reformave, si dhe e investimeve në transformimin digjital, energji dhe punësim.

Skapi vlerësoi rolin e EUSAIR si një platformë kyçe për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe afrimin e vendeve aspirante me politikat dhe standardet e Bashkimit Evropian. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e përfshirjes së të rinjve përmes Këshillit Rinor të EUSAIR.

Në përfundim, Sekretari i Përgjithshëm theksoi synimin e Shqipërisë për të përmbyllur negociatat e anëtarësimit deri në vitin 2027 dhe për të arritur anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.

Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania published this content on May 19, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on May 19, 2026 at 13:55 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]