Ministry of Defence - Republic of Albania

09/12/2026 | Press release | Distributed by Public on 09/12/2026 05:38

Marrëveshja për huanë direkte prej 302 milionë dollarësh me SHBA në kuadër të programit të Financimit të Huaj Ushtarak / Ministri Nufi: 'Konfirmim edhe një herë i SHBA i[...]

Marrëveshja për huanë direkte prej 302 milionë dollarësh me SHBA në kuadër të programit të Financimit të Huaj Ushtarak / Ministri Nufi: "Konfirmim edhe një herë i SHBA i besimit të tyre te Shqipëria"

e shtunë, 12 shtator 2026 13:32

Përmes një publikimi në faqen e saj zyrtare, Agjencia Amerikane për Bashkëpunimin në Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA) ka njoftuar lajmin e mirë për marrëveshjen për huanë direkte prej 302 milionë dollarësh, në kuadër të programit të Financimit të Huaj Ushtarak (FMF), me Republikën e Shqipërisë.


Në njoftimin e DSCA, rikonfirmohet angazhimi i SHBA për aleanca dhe partneritete të forta dypalëshe, të bazuara në respektin reciprok, investimet e përbashkëta dhe prioritetet strategjike.

Në këtë kuadër, ka reaguar edhe Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë z. Ermal Nufi, duke e cilësuar si një lajm të mirë që ka jehonë përtej shifrës prej 302 milionë dollarësh për huanë direkte të Financimit të Huaj Ushtarak me SHBA.

Reagimi i plotë i Ministrit Nufi:

"DSCA njofton lajmin e mirë për huanë direkte të Financimit të Huaj Ushtarak me Shtetet e Bashkuara.

Konfirmim edhe një herë i SHBA i besimit të tyre te Shqipëria, te Aleanca jonë dhe te rruga që kemi zgjedhur për modernizimin e Forcave të Armatosura.

Marrëveshja për huanë direkte në kuadër të Financimit të Huaj Ushtarak (FMF) është një investim i rëndësishëm në kapacitetet tona mbrojtëse dhe në aftësinë e Shqipërisë për të kontribuar edhe më shumë në sigurinë e përbashkët të NATO-s.

Nga Angazhimi i Hagës te NATO 3.0, Shqipëria po e kthen vizionin në kapacitete konkrete.

Ky është më shumë se financim. Është besim, partneritet strategjik dhe investim në sigurinë e së ardhmes."

Burimi: https://www.dsca.mil/Press-Media/Article-Display/Article/4595924/albania-signs-new-foreign-military-financing-direct-loan-agreement-with-the-uni


Ministry of Defence - Republic of Albania published this content on September 12, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on September 12, 2026 at 11:38 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]