Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania

08/14/2026 | Press release | Distributed by Public on 08/14/2026 01:33

Maroku heq regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë për qëndrime afatshkurtra

Ambasada e Mbretërisë së Marokut, e akredituar në Republikën e Shqipërisë, me seli në Romë, ka njoftuar Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë se autoritetet kompetente marokene kanë vendosur heqjen e kërkesës për vizë për shtetasit e Republikës së Shqipërisë që udhëtojnë drejt Mbretërisë së Marokut për qëndrime afatshkurtra.

Ky vendim hyn në fuqi më 15 gusht 2026.

Vendimi lidhet me angazhimin e shprehur në Deklaratën e Përbashkët të nënshkruar më 1 mars 2025, ndërmjet Ministrit të Punëve të Jashtme, Bashkëpunimit Afrikan dhe Marokenëve Jashtë Vendit të Mbretërisë së Marokut dhe homologut të tij shqiptar, z. Igli Hasani, i cili në atë kohë mbante detyrën e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë.

Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania published this content on August 14, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on August 14, 2026 at 07:33 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]