Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania

04/16/2026 | Press release | Distributed by Public on 04/16/2026 08:45

Sulmet e fundit masive të Rusisë në Ukrainë, Ministri Hoxha: Shkelje e rëndë e së drejtës ndërkombëtare humanitare, mbështetje e palëkundur për Ukrainën

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha, ka reaguar mbi sulmet e fundit masive në Ukrainë. Ai u shpreh se sulmet janë një shkelje e rëndë së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe shprehu mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Ukrainën.

Reagim i Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në X:

Ne dënojmë në termat më të ashpra valën e fundit të sulmeve të Rusisë kundër #Ukrainës, gjatë së cilës dronë dhe raketa goditën zona civile, duke shkaktuar humbjen tragjike të jetëve të pafajshme, përfshirë fëmijë.

Shprehim solidaridetin tonë për viktimat, të plagosurit dhe familjet e tyre, të cilët vazhdojnë të përballen me pasojat shkatërruese njerëzore të kësaj lufte të pajustifikueshme.

Këto sulme të përsëritura dhe të vazhdueshme pa dallim kundër civilëve dhe infrastrukturës kritike janë të papranueshme dhe përbëjnë një shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare humanitare. Ato duhet të marrin fund menjëherë.

#Shqipëria rikonfirmon mbështetjen e saj të palëkundur për Ukrainën dhe popullin e saj. Mbështetja e qëndrueshme ndërkombëtare për Ukrainën, rritja e presionit ndaj Rusisë për t'i dhënë fund këtyre sulmeve, si dhe garantimi i përgjegjësisë së plotë për të gjitha shkeljet e së drejtës ndërkombëtare, mbeten thelbësore për mbrojtjen e civilëve dhe për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në #Evropë.

Link: https://x.com/hoxhafer/status/2044753907348312279?s=46

Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania published this content on April 16, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on April 16, 2026 at 14:45 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]