Ministry of Defence - Republic of Albania

06/04/2026 | Press release | Distributed by Public on 06/04/2026 13:28

Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi pret Presidentin e SACE, në fokus investimet për modernizimin e sektorit të mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi pret Presidentin e SACE, në fokus investimet për modernizimin e sektorit të mbrojtjes

e enjte, 04 qershor 2026 21:26

Ministri i Mbrojtjes, z.Ermal Nufi zhvilloi sot në Tiranë, një takim me Presidentin e SACE, z.Guglielmo Picchi, me të cilin diskutoi mbi mundësitë e bashkëpunimit në projekte që lidhen me modernizimin dhe zhvillimin e sektorit të mbrojtjes dhe sigurisë.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit u ndalën te mbështetja e nismave që synojnë inovacionin teknologjik, rritjen e kapaciteteve operacionale dhe realizimin e investimeve strategjike në fushën e mbrojtjes. Po ashtu u diskutuan instrumentet financiare dhe garantuese që mund të lehtësojnë zbatimin e projekteve me interes të përbashkët mes dy vendeve.

"Shqipëria mbetet e përkushtuar në forcimin e partneriteteve me vendet aleate dhe institucionet që kontribuojnë në rritjen e sigurisë, qëndrueshmërisë dhe zhvillimit ekonomik të vendit. Modernizimi, inovacioni teknologjik dhe zhvillimi i kapaciteteve në sektorin e mbrojtjes janë prioritete të rëndësishme për vendin tonë", u shpreh ministri Nufi.

Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm për avancimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe institucioneve italiane në mbështetje të projekteve strategjike dhe investimeve me interes të përbashkët.


Ministry of Defence - Republic of Albania published this content on June 04, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on June 04, 2026 at 19:28 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]