Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania

09/22/2025 | Press release | Distributed by Public on 09/22/2025 14:25

OKB, Ministrja Spiropali në aktivitetin për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut Spiropali: “Të drejtat e njeriut, thelbësore për paqen dhe zhvillimin”

Nju Jork, 22 Shtator 2025 - Ditën e sotme, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, znj. Elisa Spiropali mori pjesë në tryezën mbi promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në kuadër të Reformës UN80, me prezencën e homologëve të ndryshëm dhe me bashkë-moderimin e Ministrave të Jashtëm të Hollandës dhe Kilit - si bashkëorganizatorë të këtij eventi.

Në këtë tryezë, Spiropali nënvizoi se "të drejtat e njeriut nuk janë aksesorë për paqen dhe zhvillimin, ato janë pjesa më thelbësore e tyre."

Spiropali shtoi se "Shqipëria mbetet përherë e gatshme të punojë me të gjithë partnerët për të siguruar që të drejtat e njeriut janë element qendror i Reformës UN80, me qëllim rivitalizimin e premtimit për një botë më të drejtë, më të paqtë dhe më të qëndrueshme."

"Institucionet e qëndrueshme, dhe fuqizimi i grave dhe rinisë, janë faktorë kyç për një progres të qëndrueshëm. Në këtë drejtim, Reforma UN80 do të jetë e besueshme nëse ajo forcon misionin kryesor të OKB-së si gardiani universal i të drejtave të njeriut", deklaroi ndër të tjera, Ministrja Spiropali.

Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania published this content on September 22, 2025, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on September 22, 2025 at 20:26 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]