03/27/2026 | Press release | Distributed by Public on 03/27/2026 04:35
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi një sërë takimesh me krerët e përfaqësive diplomatike të akredituara në Tiranë, duke riafirmuar angazhimin e Shqipërisë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Në takimin me të Ngarkuarin me Punë të Kuwait, u theksua bashkëpunimi në rritje dhe kontributi i Kuvajtit në projekte zhvillimore. Ministri deklaroi: "Vlerësojmë angazhimin e vazhdueshëm të Kuvajtit në Shqipëri dhe ritheksojmë rëndësinë e përpjekjeve diplomatike për uljen e tensioneve dhe ruajtjen e stabilitetit rajonal."
Ndërsa në takimin me Ambasadorin e Sllovenisë, palët vlerësuan marrëdhëniet e ngushta dhe bashkëpunimin në rritje. Ministri theksoi: "Nënvizuam rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe mbajtjes së momentit në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, si një investim strategjik për një Evropë më të bashkuar dhe të qëndrueshme."
Gjatë takimit me Nuncin Apostolik në Shqipëri, u riafirmuan marrëdhëniet e forta me Selinë e Shenjtë dhe rëndësia e dialogut ndërfetar. Ministri theksoi: "Rikonfirmova marrëdhëniet e forta dhe afatgjata ndërmjet Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, si dhe rëndësinë e harmonisë ndërfetare dhe bashkëpunimit në promovimin e paqes dhe dinjitetit njerëzor."
Me Ambasadorin e Egjiptit, u vlerësuan marrëdhëniet e qëndrueshme politike dhe potenciali për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik. Ministri u shpreh: "Ndërsa marrëdhëniet tona politike mbeten solide, ekziston një potencial i konsiderueshëm ende i pashfrytëzuar në bashkëpunimin ekonomik, me synimin e përbashkët për të rritur tregtinë, investimet dhe partneritetet në sektorë kyç."
Të gjitha takimet nënvizuan përkushtimin e përbashkët për forcimin e partneriteteve, promovimin e paqes dhe stabilitetit rajonal.
Postimi i plotë i Ministrit Hoxha në X:
https://x.com/HoxhaFer/status/2037209769971204337?s=20
https://x.com/HoxhaFer/status/2037132842031804761?s=20