04/21/2026 | Press release | Distributed by Public on 04/21/2026 04:55
Në kuadrin e zhvillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe të integrimit të përshpejtuar, mbështetur në Ligjin 24/2026, "Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë", Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, shpall thirrjen e dytë për shprehjen e interesit për profesionistë dhe ekspertët shqiptarë, për të qenë pjesë e ekipit të Misionit të Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian, në Bruksel, Belgjikë.
Thirrja është e hapur për nëpunësit e Shërbimit të Jashtëm, ata të Administratës Publike dhe çdo qytetar shqiptar - profesionist, brenda dhe jashtë vendit, që plotëson kriteret e përcaktuara në këtë Thirrje sipas pozicioneve të punës të hapura për rekrutim, si më poshtë vijon:
Pozicionet e lira
Dimensioni Politik: ( 4 pozicione ).
Dimensioni Sektorial: ( 6 pozicione ).
DIMENSIONI POLITIK
KRITERET E PËRGJITHSHME:
Të bëjë pjesë në sistemin e karrierës diplomatike në Shërbimin e Jashtëm ai duhet të mbajë gradën personale jo më pak se Ministër Këshilltar, ose, nëse kandidati vjen nga jashtë sistemit publik, të plotësojë kriteret për pranim në Shërbimin e Jashtëm, të parashikuara në ligjin 24/2026 "Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë". Cdo kandidat duhet ketë eksperiencë pune jo më pak se 15 vjet, dhe në pozicion drejtues për jo më pak se 5 vjet, në një nga strukturat e Shërbimit të Jashtëm ose krahasueshëm me të, përfshirë në përfaqësitë diplomatike të RSH pranë vendeve anëtare të BE-së ose organizatave ndërkombëtare apo në strukturat e institucioneve qëndrore të vendit. Kandidati duhet të ketë aftësi të spikatura drejtimi, organizimi, komunikimi dhe menaxhimi strategjik.
KRITERET SPECIFIKE:
Të zotërojë njohuri të konsoliduara mbi Bashkimin Evropian dhe institucionet e tij, politikën evropiane në tërësi dhe ato për Shqipërinë dhe /ose për Ballkanin Perëndimor, përfshirë procesin e zgjerimit. Të zotërojë nivel të lartë të njohurive profesionale në fushën e qeverisjes së integrimit evropian, si dhe për procesin e integrimit dhe negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Të zotërojë njohuri mbi mekanizmat dhe instrumentet financiarë të Bashkimit Evropian, në kuadër të anëtarësimit në Bashkimin Evropian ose ngjashëm në organizata të tjera ndërkombëtare, dhe ose të axhendës së politikave dhe reformave të Shqipërisë ose Bashkimit Evropian, për të mbështetur progresin për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:
Vepron në përputhje me përshkrimin detajuar e të brendshëm të punës, përfshirë për koordinimin e punës ditore të ekipit, (kurdo që është e nevojshme edhe në bashkëpunim më Koordinatorin), për përgatitjen e dosjeve, pikave të bisedimet, projekt-fjalimeve dhe projekt-raporteve të ndryshme, në përputhje me agjenden dhe udhëzimet e titullarit apo aktivitete të tjera të Misionit si dhe zëvëndëson titullarin në përputhje me udhëzimet e tij.
KRITERET E PËRGJITHSHME
Të bëjë pjesë në sistemin e karrierës diplomatike ose nëse kandidati vjen nga jashtë sistemit publik, të plotësojë kriteret për pranim në Shërbimin e Jashtëm, të parashikuara në ligjin 24/2026 "Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë".
Të zotërojë diplomë të arsimit të lartë, të paktën Master Shkencor, në shkenca politike, juridike, ekonomike ose sociale, marrëdhënie ndërkombëtare, studime evropiane në institucionet e arsimit të lartë brenda ose jashtë vendit, me përparësi në institucionet përkatëse nga vendet e Bashkimit Evropian
Të ketë jo më pak se 10 vjet eksperiencë punë në fushën e marrëdhënieve me jashtë ose të integrimit evropian e politikës publike, marrëdhëniet parlamentare e ndërinstitucionale, marrëdhënieve politike, brenda ose jashtë vendit. Përbën avantazh eksperienca e punës në shërbimin e jashtëm, institucionet qëndrore të administratës publike, dhe/ose në organizatat ndërkombëtare, ose organizata me eksperience në fushën e marrëdhënieve parlamentare, shkencave politike, politikës evropiane.
Të ketë aftësi të mira analitike, komunikimi, rrjetëzimi, konceptimi të dokumentacionit shkresor, si dhe gatishmëri për të punuar me efektivitet në grup, përfshirë në kushtet e urgjencës. Aftësi për të përmbledhur informacion kompleks shpejt, diskrecion dhe ndjeshmëri politike.
Të zotërojë shumë mirë gjuhën e folur dhe të shkruar (profesionale) angleze. Njohja e çertifikuar e çdo gjuhe tjetër zyrtare të Bashkimit Evropian, me përparësi gjuhën frënge, përbën avantazh.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
Vepron në përputhje me përshkrimin detajuar e të brendshëm të punës, përfshirë marrëdhëniet me vendet anëtare dhe me DG ENEST, në përputhje me udhëzimet e titullarit. Në këtë kuadër, ndjek me përparësi çështjet dhe aspektet që lidhen me integrimin e përshpejtuar.
KRITERET E PËRGJITHSHME
Të bëjë pjesë në sistemin e karrierës diplomatike ose, nëse kandidati vjen nga jashtë sistemit publik, të plotësojë kriteret për pranim në Shërbimin e Jashtëm, të parashikuara në ligjin 24/2026 "Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë".
Të zotërojë diplomë të arsimit të lartë, të paktën Master Shkencor, në shkenca politike, juridike, ekonomike ose sociale, marrëdhënie ndërkombëtare, studime evropiane në institucionet e arsimit të lartë brenda ose jashtë vendit, me përparësi në institucionet përkatëse nga vendet e Bashkimit Evropian.
Të ketë jo më pak se 7 vjet eksperiencë punë në fushën e marrëdhënieve me jashtë ose të integrimit evropian e politikës publike, marrëdhëniet parlamentare e ndërinstitucionale, marrëdhënieve politike, brenda ose jashtë vendit. Përbën avantazh eksperienca e punës në shërbimin e jashtëm, institucionet qëndrore të administratës publike, dhe/ose në organizatat ndërkombëtare, ose organizata me eksperience në fushën e marrëdhënieve parlamentare, shkencave politike, politikës evropiane.
Të ketë aftësi të mira analitike, komunikimi, rrjetëzimi, konceptimi të dokumentacionit shkresor, si dhe gatishmëri për të punuar me efektivitet në grup, përfshirë në kushtet e urgjencës. Aftësi për të përmbledhur informacion kompleks.
Të zotërojë shumë mirë gjuhën e folur dhe të shkruar (profesionale) angleze. Njohja e çertifikuar e çdo gjuhe tjetër zyrtare të Bashkimit Evropian me përparësi gjuhën frënge, përbën avantazh.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:
Vepron në përputhje me përshkrimin e detajuar e të brendshëm të punës, përfshirë ndjekjen dhe analizën në vijimësi të aktivitetin e Parlamentit Evropian, zhvillimet dhe iniciativat kryesore të grupeve parlamentare dhe përgatit raportet përkatës për çështjet me interes për vendin tonë.
KRITERET E PËRGJITHSHME
Të bëjë pjesë në sistemin e karrierës diplomatike ose, nëse kandidati vjen nga jashtë sistemit publik, të plotësojë kriteret për pranim në Shërbimin e Jashtëm, të parashikuara në ligjin 24/2026 "Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë".
Të zotërojë diplomë të arsimit të lartë, të paktën Master Shkencor, në shkenca politike, juridike, ekonomike ose sociale, marrëdhënie ndërkombëtare, studime evropiane në institucionet e arsimit të lartë brenda ose jashtë vendit, me përparësi në institucionet përkatëse nga vendet e Bashkimit Evropian
Të ketë jo më pak se 7 vjet eksperiencë punë në fushën e marrëdhënieve me jashtë ose të integrimit evropian e politikës publike, marrëdhëniet parlamentare e ndërinstitucionale, marrëdhënieve politike, brenda ose jashtë vendit, në komunikim dhe media. Përbën avantazh eksperienca e punës në shërbimin e jashtëm, institucionet qendrore të administratës publike, dhe/ose në organizatat ndërkombëtare, ose organizata me eksperience në fushën e marrëdhënieve parlamentare, shkencave politike, politikës evropiane.
Të ketë aftësi të mira analitike, komunikimi, konceptimi të dokumentacionit shkresor, si dhe gatishmëri për të punuar me efektivitet në grup, përfshirë në kushtet e urgjencës
Të zotërojë shumë mirë gjuhën e folur dhe të shkruar (profesionale) angleze. Njohja e certifikuar e çdo gjuhe tjetër zyrtare të Bashkimit Evropian me përparësi gjuhën frënge, përbën avantazh.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:
Vepron në përputhje me përshkrimin detajuar e të brendshëm të punës.
Mbështet punën diplomatike të Misionit të Shqipërisë pranë BE-së përmes menaxhimit të komunikimit strategjik, monitorimit të mediave dhe analizës së zhvillimeve politike. Roli siguron që informacioni mbi zhvillimet në BE dhe në rajon të analizohet, raportohet dhe komunikohet në mënyrë efektive, në funksion të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.
DIMENSIONI SEKTORIAL
KRITERET E PËRGJITHSHME:
Të jetë nëpunës civil, funksionar ose punonjës publik i cili të plotësojë kriteret për pranim në Shërbimin e Jashtëm të parashikuara në ligjin 24/2026 "Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë", ose, nëse kandidati vjen nga jashtë sistemit publik, të plotësojë kriteret për pranim në Shërbimin e Jashtëm të parashikuara në ligjin 24/2026 "Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë".
Të zotërojë diplomë të arsimit të lartë, të paktën Master Shkencor, në shkenca ekonomike, politike, marrëdhënie ndërkombëtare, juridike ose sociale, apo studime evropiane, në institucionet e arsimit të lartë brenda ose jashtë vendit, me përparësi në institucionet përkatëse nga vendet e Bashkimit Evropian.
Të ketë jo më pak se 10 vite eksperiencë pune nga te cilat jo më pak se 5 vite eksperiencë profesionale në administratën publike me preferencë në institucione si Kryeministri ose ministritë e linjës dhe/ose në institucione të tjera publike, në organizata ndërkombëtare në fushën evropiane, ose në organizata të tjera publike ose jo publike brenda ose jashtë vendit (sidomos ato evropiane),
Të ketë aftësi të mira organizimi, drejtimi të punës në ekip, komunikimi dhe ndërveprimi ndërinstitucional, shkathtësi, aftësi hartimi pozicionesh/qëndrimesh dhe informacionesh, rekomandimesh me vlerë (për Ambasadorin, MSHKN, strukturën kombëtare të negociatave për anëtarësim dhe MEPJ), si dhe gatishmëri për të punuar me efektivitet në grup
Të zotërojë shumë mirë gjuhën e folur dhe të shkruar (profesionale) angleze. Njohja e certifikuar e çdo gjuhe tjetër zyrtare të Bashkimit Evropian me përparësi gjuhën frënge, përbën avantazh.
KRITERET SPECIFIKE:
Të ketë eksperiencë pune në koordinimin, hartimin ose monitorimin e politikave publike sektoriale/ndërsektoriale zhvillimore, apo në përfaqësimin në bashkëpunimin ndërinstitucional, ndërsektoriale e ngjashëm.
Të zotërojë njohuri të konsoliduara në fushën e qeverisjes së integrimit evropian, si dhe për procesin e integrimit dhe negociatave.
Të zotërojë njohuri të konsoliduara mbi Bashkimin Evropian dhe institucionet e tij, politikën evropiane në tërësi dhe ato për Shqipërinë dhe /ose për Ballkanin Perëndimor, përfshirë procesin e zgjerimit.
Të zotërojë njohuri mbi mekanizmat dhe instrumentet financiarë të Bashkimit Evropian, apo njohuri në kuadër të anëtarësimit në Bashkimin Evropian ose ngjashëm në organizata të tjera ndërkombëtare, dhe ose të agjendës së politikave dhe reformave të Shqipërisë ose Bashkimit Evropian, për të drejtuar ekipin - dimensionin e politikave publike në Mision, në mbështetje të Strukturës së Negociatave për Anëtarësim të Shqipërisë, dhe integrimit të përshpejtuar.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:
Nën autoritetin dhe drejtimin e Kreut të Misionit dhe në përputhje me drejtimin dhe udhëzimet e Kryenegociatorit dhe përshkrimin e detajuar e të brendshëm të punës, ofron këshillim, mbështetje teknike, koordinon punën e dimensionit (ekipit) të politikave sektoriale në tërësi, si dhe mbulon marrëdhëniet me strukturat përkatëse evropiane për problematikat sektoriale.
KRITERET E PËRGJITHSHME:
Të jetë nëpunës civil, funksionar ose punonjës publik, nëse kandidati vjen nga jashtë sistemit publik, të plotësojë kriteret për pranim në Shërbimin e Jashtëm të parashikuara në ligjin 24/2026 "Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë", ose, nëse kandidati vjen nga jashtë sistemit publik, të plotësojë kriteret për pranim në Shërbimin e Jashtëm të parashikuara në ligjin 23/2015 "Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë".
Të ketë diplomë të arsimit të lartë të paktën Master Shkencor në shkenca juridike ekonomike, politike ose sociale, studime evropiane.
Të zotërojë diplomë të arsimit të lartë, të paktën Master Shkencor, në shkenca juridike, ekonomike, politike ose sociale, studime evropiane, në institucionet e arsimit të lartë brenda ose jashtë vendit, me përparësi në institucionet përkatëse nga vendet e Bashkimit Evropian.
Të ketë jo më pak se 7 vite eksperiencë në punë dhe jo më pak se 3 vite eksperiencë në shërbimin civil apo në funksione/detyra publike në institucionet ose fusha veprimtarie që mbulojnë institucione të drejtësisë, të të drejtave të njeriut, antikorrupsionit dhe institucione përgjegjëse në çështjet e lirisë dhe sigurisë.
Çdo eksperiencë pune, brenda dhe jashtë vendit, në bashkëpunime me institucionet relevante të Bashkimit Evropian, apo në fushën e qeverisjes së integrimit evropian, si dhe për procesin e integrimit dhe negociatave, përbën avantazh.
Të ketë aftësi të mira analitike, komunikimi, ndërveprimi, konceptimi të rekomandimeve/dokumentacionit, si dhe gatishmëri për të punuar me efektivitet në grup, përfshirë në kushtet e urgjencës. Të njohë shumë mirë gjuhën e folur dhe të shkruar (profesionale) angleze. Njohja e certifikuar e çdo gjuhe tjetër zyrtare të Bashkimit Evropian me përparësi gjuhën frënge, përbën avantazh.
KRITERET SPECIFIKE
Të ketë njohuri në koordinimin, hartimin ose monitorimin e politikave dhe reformave në shtetin e së drejtës ose me gjerë me Grupkapitullin e I-rë "Themeloret", ose;
Të ketë njohuri të mira në koordinimin, hartimin ose monitorimin e politikave dhe reformave për luftën kundër korrupsionit dhe parandalimin e tij.
Të ketë njohuri të mira për institucionet dhe politikat evropiane në "Themeloret" ose bashkëpunimin me institucionet evropiane në këtë fushë, ose në organizatat ndërkombëtare ngjashëm.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
Vepron në përputhje me përshkrimin detajuar e të brendshëm të punës dhe mbulon me përparësi çështjet, ofron këshillim, mbështetje teknike dhe koordinim me Komisionin Evropian, si dhe harton raportet përkatëse në lidhje me kapitujt e Grupit I 'Themelorët', me fokus në "Shteti i të drejtës", përfshirë çështjet përkatëse, në kuadër të strukturave të MSA.
KRITERET E PËRGJITHSHME:
Të jetë nëpunës civil ose, nëse kandidati vjen nga jashtë sistemit publik, të plotësojë kriteret për pranim në Shërbimin e Jashtëm të parashikuara në ligjin 24/2026 "Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë", të plotësojë kriteret për pranim në Shërbimin e Jashtëm të parashikuara në ligjin 24/2026 "Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë".
Të zotërojë diplomë të arsimit të lartë, të paktën Master Shkencor, në shkencat bujqësore-agronomike, ekonomike, turizëm, juridike ose sociale, ose studime evropiane, në institucionet e arsimit të lartë brenda ose jashtë vendit, me përparësi në institucionet përkatëse nga vendet e Bashkimit Evropian
Të ketë jo më pak se 7 vite eksperiencë në punë dhe jo më pak se 3 vite eksperiencë në shërbimin civil apo në funksione/detyra publike në institucionet ose fusha veprimtarie që mbulojnë institucione si Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Universiteti Bujqësor ose Fakultete të Turizmit, ose organizata ndërkombëtare ose organizata të tjera publike ose jo publike brenda ose jashtë vendit (sidomos ato evropiane), me eksperiencë ngjashëm në fushën zhvillimit rural, bujqësisë (peshkimit), agroindustrisë, agroturizmit. Çdo eksperiencë pune, brenda dhe jashtë vendit, në bashkëpunime me institucionet relevante të Bashkimit Evropian, apo në fushën e qeverisjes së integrimit evropian, si dhe për procesin e integrimit dhe negociatave, përbën avantazh.
Të ketë aftësi të mira analitike, komunikimi, ndërveprimi, konceptimi të rekomandimeve/dokumentacionit, si dhe gatishmëri për të punuar me efektivitet në grup, përfshirë në kushtet e urgjencës. Të njohë shumë mirë gjuhën e folur dhe të shkruar (profesionale) angleze. Njohja e certifikuar e çdo gjuhe tjetër zyrtare të Bashkimit Evropian me përparësi gjuhën frënge, përbën avantazh.
KRITERET SPECIFIKE:
Të ketë njohuri të mira në koordinimin, hartimin ose monitorimin e politikave të lidhura me zhvillimin rural, bujqësinë, (peshkimin), agroindustrinë, agroturizmin.
Të ketë njohuri të mira të lidhura me bashkëpunimin bujqësor, tregun bujqësor apo të turizmit vendas apo evropian, eksportet, zinxhirin e vlerës e ngjashëm
Të ketë njohuri të mira lidhur me politikën e përbashkët bujqësore e rurale të BE-së, apo mekanizmat dhe instrumentet përkatës financiarë të Bashkimit Evropian.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:
Në përputhje me përshkrimin detajuar e të brendshëm të punës, ndjek bashkëpunimin, mban kontakte dhe mbulon komunikimin me strukturat komunitare për çështjet, si dhe për programet përkatëse që lidhen me bujqësinë, peshkimin, agroturizmin dhe me kapitujt e tjerë të Grupit 5 (11, 12, 13, 22, 33) përfshirë çështjet përkatëse në kuadër të strukturave të MSA.
KRITERET E PËRGJITHSHME:
Të jetë nëpunës civil, funksionar ose punonjës publik, ose nëse kandidati vjen nga jashtë sistemit publik, të plotësojë kriteret për pranim në Shërbimin e Jashtëm të parashikuara në ligjin 24/2026 "Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë", ose, nëse kandidati vjen nga jashtë sistemit publik, të plotësojë kriteret për pranim në Shërbimin e Jashtëm të parashikuara në ligjin 24/2026 "Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë".
Të zotërojë diplomë të arsimit të lartë, të paktën Master Shkencor, në shkenca inxhinierike, ekonomike, juridike ose studime evropiane, në institucionet e arsimit të lartë brenda ose jashtë vendit, me përparësi në institucionet përkatëse nga vendet e Bashkimit Evropian
Të ketë jo më pak se 7 vite eksperiencë në punë dhe jo më pak se 3 vite eksperience në shërbimin civil apo në funksione/detyra publike në institucionet ose fusha veprimtarie që mbulojnë institucione të sistemit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Fakultetet përkatëse të Inxhinierisë dhe Ekonomisë, ose organizata ndërkombëtare ose organizata të tjera publike ose jo publike brenda ose jashtë vendit (sidomos ato evropiane), me eksperiencë ngjashëm në fushën e ndërlidhjes, infrastrukturës vendase, rajonale apo paneuropiane, transportit, energjisë, industrisë dhe rritjes së gjelbër (të qëndrueshme). Çdo eksperiencë pune, brenda dhe jashtë vendit, në bashkëpunime me institucionet relevante të Bashkimit Evropian, apo në fushën e qeverisjes ekonomike të integrimit evropian, si dhe për procesin e integrimit dhe negociatave, përbën avantazh.
Të ketë aftësi të mira analitike, komunikimi, ndërveprimi, konceptimi të rekomandimeve/dokumentacionit, si dhe gatishmëri për të punuar me efektivitet në grup, përfshirë në kushtet e urgjencës.
Të njohë shumë mirë gjuhën e folur dhe të shkruar (profesionale) angleze. Njohja e certifikuar e çdo gjuhe tjetër zyrtare të Bashkimit Evropian me përparësi gjuhën frënge, përbën avantazh.
KRITERET SPECIFIKE:
Të ketë njohuri të mira në koordinimin, hartimin ose monitorimin e politikave ose projekteve të lidhura me zhvillimin e transportit, ndërlidhjes, energjisë, industrisë, rritjen e gjelbër. Të ketë njohuri të mira në lidhje me politikën evropiane të ndërlidhjes, acquis të BE-së në fushën e transportit, energjinë apo të rrjeteve paneuropiane dhe rritjen e gjelbër apo lidhur me mekanizmat dhe instrumentet financiarë të Komisionit Evropian në këto drejtime.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:
Në përputhje me përshkrimin detajuar e të brendshëm të punës, mbulon me përparësi çështjet e bashkëpunimit si dhe ofron këshillim, mbështetje teknike dhe koordinim me institucionet e BE mbi politikat e transportit, ndërlidhjes, energjisë, industrisë, rritjes së gjelbër, në mbështetje, përfshirë çështjet përkatëse në kuadër të strukturave të MSA.
KRITERET E PËRGJITHSHME:
Të jetë nëpunës civil, funksionar ose punonjës publik, nëse kandidati vjen nga jashtë sistemit publik, të plotësojë kriteret për pranim në Shërbimin e Jashtëm të parashikuara në ligjin 24/2026 "Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë", ose, nëse kandidati vjen nga jashtë sistemit publik, të plotësojë kriteret për pranim në Shërbimin e Jashtëm të parashikuara në ligjin 24/2026 "Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë".
Të zotërojë diplomë të arsimit të lartë, të paktën Master Shkencor, në shkenca ekonomike, juridike ose sociale, studime evropiane, në institucionet e arsimit të lartë brenda ose jashtë vendit, me përparësi në institucionet përkatëse nga vendet e Bashkimit Evropian.
Të ketë jo më pak se 5 vite eksperiencë në profesion dhe jo më pak se 2 vite eksperiencë në shërbimin civil apo funksione/detyra publike në institucionet përgjegjëse për zhvillimin, zhvillimin rajonal, atë lokal dhe/ose instrumentat financiar të Bashkimit Evropian dhe/ose organizatave ndërkombëtare ose organizata të tjera publike dhe jopublike brenda ose jashtë vendit (sidomos evropiane) me eksperiencë të ngjashme. Çdo eksperiencë pune, brenda dhe jashtë vendit, në bashkëpunime me institucionet relevante të Bashkimit Evropian apo ato rajonale/lokale, apo në fushën e qeverisjes së integrimit evropian, si dhe për procesin e integrimit dhe negociatave, përbën avantazh.
Të ketë aftësi të mira analitike, komunikimi, ndërveprimi, konceptimi të rekomandimeve/dokumentacionit, si dhe gatishmëri për të punuar me efektivitet në grup, përfshirë në kushtet e urgjencës.
Të zotërojë shumë mirë gjuhën e folur dhe të shkruar (profesionale) angleze. Njohja e çertifikuar e çdo gjuhe tjetër zyrtare të Bashkimit Evropian me përparësi gjuhën frënge, përbën avantazh
KRITERET SPECIFIKE:
Të ketë njohuri të mira në fushën e pabarazive në zhvillim, dhe politikat e zhvillimit të qëndrueshëm rajonal dhe lokal vendase ose evropiane, ose edhe të qeverisjes territoriale dhe asaj shumënivelëshe, si dhe mbi partneritetet, bashkëpunimin për zhvillim, bashkëpunimin rajonal e atij lokal, ose të ketë njohuri të mira të mekanizmave dhe instrumenteve financiarë të zhvillimit të Bashkimit Evropian apo të vendit tonë.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:
Vepron në përputhje me përshkrimin detajuar e të brendshëm të punës, mbulon me përparësi çështjet, ofron këshillim, mbështetje teknike dhe koordinim me Komisionin Evropian, si dhe harton raportet përkatëse mbi konvergjencën, politikat e zhvillimit rajonal, bashkëpunimin rajonal dhe lokal evropian, dhe instrumentet financiar të zhvillimit të Bashkimit Evropian.
KRITERET E PËRGJITHSHME:
Të jetë nëpunës civil, funksionar ose punonjës publik, nëse kandidati vjen nga jashtë sistemit publik, të plotësojë kriteret për pranim në Shërbimin e Jashtëm të parashikuara në ligjin 24/2026 "Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë", ose, nëse kandidati vjen nga jashtë sistemit publik, të plotësojë kriteret për pranim në Shërbimin e Jashtëm të parashikuara në ligjin 24/2026 "Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë".
Të zotërojë diplomë të arsimit të lartë, të paktën Master Shkencor, në shkencat bujqësore-agronomike, ekonomike, turizëm, juridike ose sociale, ose studime evropiane, në institucionet e arsimit të lartë brenda ose jashtë vendit, me përparësi në institucionet përkatëse nga vendet e Bashkimit Evropian
Të ketë jo më pak se 5 vite eksperiencë në punë dhe jo më pak se 2 vite eksperiencë në shërbimin civil apo në funksione/detyra publike në institucionet ose fusha veprimtarie që mbulojnë institucione si Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Universiteti Bujqësor ose Fakultete të Turizmit, ose organizata ndërkombëtare ose organizata të tjera publike ose jo publike brenda ose jashtë vendit (sidomos ato evropiane), me eksperiencë ngjashëm në fushën zhvillimit rural, bujqësisë, agroindustrisë, agroturizmit dhe turizmit. Çdo eksperiencë pune, brenda dhe jashtë vendit, në bashkëpunime me institucionet relevante të Bashkimit Evropian, apo në fushën e qeverisjes së integrimit evropian, si dhe për procesin e integrimit dhe negociatave, përbën avantazh.
Të ketë aftësi të mira analitike, komunikimi, ndërveprimi, konceptimi të rekomandimeve/dokumentacionit, si dhe gatishmëri për të punuar me efektivitet në grup, përfshirë në kushtet e urgjencës. Të njohë shumë mirë gjuhën e folur dhe të shkruar (profesionale) angleze. Njohja e çertifikuar e çdo gjuhe tjetër zyrtare të Bashkimit Evropian me përparësi gjuhën frënge, përbën avantazh.
KRITERET SPECIFIKE:
Të ketë njohuri të mira në koordinimin, hartimin ose monitorimin e politikave të lidhura me zhvillimin rural, bujqësinë, (peshkimin), agroindustrinë, agroturizmin ose turizmin.
Të ketë njohuri të mira të lidhura me bashkëpunimin bujqësor, tregun bujqësor apo të turizmit vendas apo evropian, eksportet, zinxhirin e vlerës e ngjashëm.
Të ketë njohuri të mira lidhur me politikën e përbashkët bujqësore e rurale të BE-së, apo mekanizmat dhe instrumentet përkatës financiarë të Bashkimit Evropian.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:
Në përputhje me përshkrimin detajuar e të brendshëm të punës, mbulon me përparësi çështjet e bashkëpunimit si dhe ofron këshillim, mbështetje teknike dhe koordinim me institucionet e BE mbi politikat dhe çështjet që kanë të bëjnë me rritjen e gjelbër, përfshirë çështjet përkatëse në kuadër të strukturave të MSA.
+++
PROCEDURA E PËRZGJEDHJES
Thirrja për shpallje interesi bëhet përmes njoftimit të hapur, i cili do të publikohet gjerësisht në mjetet e komunikimit publik, si dhe në faqen e internetit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe rrjeteve sociale të MEPJ.
Kandidaturat do t'i nënshtrohen një procesi shqyrtimi me disa faza, së pari lidhur me pranueshmërinë në përputhje me kriteret e përcaktuara në këtë Thirrje, dhe me pas një vlerësimi profesional, përfshirë përmes intervistës, nga Komisioni i Posaçëm përzgjedhës.
Në përfundim të procesit, kandidatët që shpallen fitues do të emërohen nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) në përputhje me dispozitat e Ligjit 24/2026.
DOKUMENTET QË DUHEN PARAQITUR
AFATI PËR APLIKIM
Aplikimet si dhe dokumentet duhet të paraqiten jo më vonë se data 8 maj 2026, ora 12:00, ora e Tiranës, në adresën elektronike [email protected], me postë apo dorazi, në adresën:
Drejtoria e Burimeve Njerëzore, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Nr. 6, Bulevardi Gjergj Fishta, Tiranë, me shënimin "ShqipëriaBE2030".
Për dokumentet e paraqitura me postë, prova e dërgesës në kohë është vula e postës mbi zarf.
Kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të njoftohen individualisht për datën, orën dhe vendin e zhvillimit të saj.
KUSHTET E PUNËS DHE TRAJTIMI
Kandidatët e përzgjedhur dhe të emëruar për të shërbyer në Misionin e RSH pranë Bashkimit Evropian, gjatë ushtrimit të detyrës bëhen pjesë e Shërbimit e Jashtëm dhe do të gëzojnë privilegjet dhe imunitetet që aplikohen në këtë rast.
Paketa e trajtimit financiar parashikohet sipas legjislacionit në fuqi për Shërbimin e Jashtëm, VKM nr. 324, datë 31.5.2023, dhe shtesave financiare në përputhje me praktikat në fuqi.