Ministry of Defence - Republic of Albania

04/28/2026 | Press release | Distributed by Public on 04/28/2026 03:47

Forcat Speciale shqiptare në stërvitje krah për krah me Forcat Speciale amerikane

Forcat Speciale shqiptare në stërvitje krah për krah me Forcat Speciale amerikane

e martë, 28 prill 2026 10:33

Në Zall Herr, në fshatin taktik të Regjimentit të Operacioneve Speciale, nën mbikëqyrjen e instruktorëve të Forcave Speciale të Shteteve të Bashkuara, operatorët e Forcave Speciale shqiptare zhvilluan gjatë këtij muaji një stërvitje intensive në përputhje me specialitetet e tyre.

Fotogaleria



Në fund të trajnimit u realizua një stërvitje komplekse, ku në bashkëpunim me Forcat Speciale amerikane, Forcat Speciale shqiptare u planifikua dhe u ekzekutua goditje objekti në prapavijë të kundërshtarit.

Kjo stërvitje kishte si qëllim forcimin e gatishmërinë operacionale, saktësinë dhe ndërveprimin në mbështetje të misioneve moderne të operacioneve speciale, të udhëhequra nga parimi se askush nuk mbetet pas.


Gjatë stërvitjes, operatorët e Forcave Speciale u infiltruan në zonë të operacionit, kryen goditje objekti, gjithashtu gjatë operacionit u simulua dhënia e ndihmës së parë në fushë të luftimit. Në përfundim, u realizua eksfiltrimi i operatorëve specialë nga zona e operacionit.

Stërvitja e zhvilluar në Regjimentin e Operacioneve Speciale dëshmoi nivelin e lartë të profesionalizimit të Forcave Speciale shqiptare në kryerjen e operacioneve me rrezikshmëri të lartë në zona të nxehta.


Ministry of Defence - Republic of Albania published this content on April 28, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on April 28, 2026 at 09:47 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]