07/23/2026 | Press release | Distributed by Public on 07/23/2026 04:05
Më 27 korrik 2026, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme organizon në Tiranë konferencën ndërkombëtare "Countering Foreign Information Manipulation and Interference (FIMI): Albania and the Enlargement Context".
Konferenca do të mbledhë përfaqësues të institucioneve evropiane, NATO-s, institucioneve shtetërore, akademisë, medias, shoqërisë civile dhe sektorit të teknologjisë për të diskutuar mbi një nga sfidat më të rëndësishme që prek sot demokracitë dhe sigurinë evropiane: manipulimin dhe ndërhyrjen e huaj në informacion.
Diskutimet do të trajtojnë zhvillimet më të fundit në këtë fushë, përgjigjen e Bashkimit Evropian për forcimin e rezistencës demokratike, si dhe rolin e vendeve të zgjerimit në ndërtimin e një qasjeje të përbashkët ndaj këtyre sfidave.
Më poshtë mund të gjeni konceptin dhe agjendën e Konferencës, të cilat paraqesin objektivat, temat kryesore dhe programin e plotë të aktivitetit.