Ministry of Infrastructure and Energy - Republic of Albania

04/28/2026 | News release | Distributed by Public on 04/29/2026 08:15

Nënshkruhet Memorandumi për hub-in energjetik të Vlorës dhe marrëveshja për gazin e lëngshëm natyror

U nënshkrua sot Memorandumi për zhvillimin e hub-it energjetik të Vlorës dhe Marrëveshja kuadër për furnizimin me gaz të lëngshëm natyror, si hapa të rëndësishëm drejt diversifikimit të burimeve të energjisë dhe forcimit të pavarësisë energjetike, në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara, si edhe ndërveprim konkret me Greqinë fqinje.

Në ceremoninë e nënshkrimit ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Kakaraçi, ambasadorja e SHBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle, si dhe e Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn.

Siguria energjetike është në qendër të politikave të Qeverisë Shqiptare për të siguruar stabilitet dhe qëndrueshmëri. Forcimi i partneritetit strategjik me SHBA-në për të ndërtuar një sistem energjetik të diversifikuar dhe të besueshëm mbetet një prioritet.

Projekti Vlora Energy Hub, përfshin modernizimin e TEC-it të Vlorës, ndërtimin e kapaciteteve të reja, krijimin e infrastrukturës për LNG dhe lidhjen me rrjetin kombëtar të gazit. Ky projekt synon të rrisë prodhimin, të forcojë pavarësinë energjetike dhe të pozicionojë Shqipërinë si nyje energjetike rajonale. Një element kyç është sigurimi afatgjatë i furnizimit me LNG nga SHBA, duke filluar nga viti 2030.

Shqipëria eksportues neto i energjisë brenda vitit 2030 mbetet një ndër objektivat më të rëndësishëm për Qeverinë Shqiptare.

Fjala e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi:

Kryeministër Rama,

Shkëlqesia Juaj Ambasadore Guilfoyle,

Zonja dhe Zotërinj,

Siguria energjetike ka lëvizur dhe është në krye të agjendës sonë politike, jo vetëm si politikë sektoriale, por si një element kyç i stabilitetit ekonomik dhe i rezistencës kombëtare.

Për Shqipërinë, kjo do të thotë që të ndërmerren hapa konkrete për të diversifikuar burimet tona energjetike, për të reduktuar ekspozimin ndaj rreziqeve hidrologjike dhe për të ndërtuar një sistem që është si i qëndrueshëm, ashtu dhe i orientuar nga e ardhmja.

Në këtë kontekst, Shqipëria po merr hapa vendimtare për të transformuar sistemin e saj energjetik dhe në zemër të këtij transformimi qëndron partneriteti ynë i thellë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky partneritet reflekton një vizion të përbashkët për të ndërtuar një të ardhme energjetike të sigurt dhe të qëndrueshme, mbështetur në qëndrueshmëri dhe planifikim afatgjatë.

Një shtyllë qendrore e këtij vizioni është zhvillimi i Qendrës Energjetike të Vlorës, që është një projekt me shumë komponentë që do të ripërcaktojë rolin e Shqipërisë në këtë hartë energjetike. Qendra e Vlorës sjell disa elemente kyçe. Së pari, rijetëzimi i impiantit të Vlorës.

Së dyti, zbatimi i kapaciteteve të brezit të dytë me 250 MW. Gjithashtu edhe riklasifikimi i infrastrukturës, duke përfshirë një depozitim. Po ashtu edhe një njësi tjetër.

Po kështu dhe ndërtimi i tubacionit Fier-Vlorë, që e lidh këtë me rrjetin rajonal të transmetimit të gazit.

Të gjitha këto së bashku ndërtojnë një platformë sigurie energjetike që do të rrisin kapacitetin prodhues të energjisë në Shqipëri, do të diversifikojnë kombinimin energjetik dhe do të forcojnë pavarësinë e saj energjetike.

Qendra Energjetike e Vlorës mund ta ripozicionojë vendin tonë si një portë strategjike energjetike në rajonin e Ballkanit. Duke lidhur importin e Gazit Natyral të Lëngshëm me tregun, ne mund të kemi rrugë të diversifikuara, duke ulur varësinë nga burimet e vetme dhe duke rritur rezistencën. Një nga aspektet më të rëndësishme për këtë projekt është që siguria vjen nga një furnizim i qëndrueshëm dhe këtu bashkëpunimi ynë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është vërtet thelbësor. Përmes furnizimit me gaz të lëngshëm natyror, Shqipëria siguron këtë furnizim që nga 2030, duke e zgjatur në një periudhë afatgjatë.

Me rëndësi të njëjtë është që këto janë krah për krah me sigurinë. Furnizimet e gazit të lëngshëm natyror shkojnë krah për krah me këtë. Gjithashtu edhe forcimi i infrastrukturës këtu brenda, ndërkohë që zhvillojmë kapacitetet tona. Kjo fazë natyrisht garanton siguri në afat të shkurtër dhe sovranitet në afat të gjatë.

Sigurisht, një projekt kaq ambicioz kërkon një zbatim të kujdesshëm. Ne jemi zotuar për studime rigoroze fizibiliteti, përgjegjësi mjedisore dhe përafrim të plotë me standardet e BE-së dhe të SHBA-së.

Presim me padurim që të përmbushim angazhimin tonë për t'u bërë një eksportues neto në rajon, duke ofruar jo vetëm energjinë si produkt, por dhe energjinë si një instrument sigurie dhe zhvillimi.

Përparësimi ynë është që të shkojmë nga plani në rezultate, duke u siguruar që çdo hap të jetë i mirë konsoliduar dhe në përputhje me nevojat afatgjata të sistemit.

Kështu e përkthejmë ne strategjinë në rezultate të prekshme.

Duke e përmbyllur dua që ti shpreh vlerësimin tonë këshillit të dominancës energjetike të Shtëpisë së Bardhë për fokusin strategjik dhe lidershipin në sigurinë energjetike që kanë ndihmuar në rritjen e agjendës në këto nivele kaq të lartë. Jemi po kështu falënderues ambasadores Guilfoyle për përpjekjet e saja të përkushtuara dhe mbështetjen e palëkundur në çuarjen përpara të këtij bashkëpunimi.

Së fundmi i shprehim mirënjohjen Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zotimin e tij për të forcuar lidhjet transatlantike energjetike dhe për rolin e tij për të mundësuar partneritete si ky që kontribuojnë në mënyrë domethënëse për sigurinë tonë të përbashkët dhe për stabilitetin tonë afatgjatë.

Faleminderit!

Ministry of Infrastructure and Energy - Republic of Albania published this content on April 28, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on April 29, 2026 at 14:15 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]