04/18/2026 | Press release | Distributed by Public on 04/18/2026 14:19
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka zhvilluar një takim me Sekretaren e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ku u diskutua angazhimi i palëkundur i Shqipërisë ndaj Aleancës.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, postim në X:
Sot zhvillova një takim produktiv me Radmila Shekerinska, Zëvendës Sekretare e Përgjithshme e NATO-s. Gjatë takimit diskutuam mbi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj Aleancës, mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën, situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, si dhe përgatitjet e Shqipërisë për organizimin e Samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë.
Konfirmova linjëzimin e plotë të Shqipërisë me prioritetet e NATO-s në prag të Samitit të Ankarasë. Shqipëria mbetet një aleate e vendosur, duke vijuar modernizimin e Forcave të Armatosura, rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në vitin 2026, si dhe zhvillimin e industrisë vendase të mbrojtjes përmes investimeve strategjike dhe partneriteteve afatgjata.
Gjithashtu, prezantova përgatitjet e Shqipërisë për të pritur Samitin e ardhshëm të NATO-s në Tiranë, i pari i këtij niveli në rajonin tonë, duke vënë në dukje koordinimin e vazhdueshëm me selinë e #NATO-s dhe angazhimin tonë për të garantuar një Samit të suksesshëm dhe me ndikim të rëndësishëm.
Sa i përket #BallkanitPerëndimor, nënvizuam rëndësinë e angazhimit të qëndrueshëm të NATO-s për ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe adresimin e sfidave të reja të sigurisë. Po ashtu, rikonfirmova mbështetjen e fortë të Shqipërisë për KFOR-in, duke theksuar rolin e tij thelbësor në garantimin e sigurisë në Kosovë dhe në rajon, si dhe rëndësinë e ruajtjes së një pranie të fuqishme të NATO-s, bazuar në kushtet e sigurisë
Link: https://x.com/hoxhafer/status/2045509133688877567?s=46