Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania

03/07/2026 | Press release | Distributed by Public on 03/07/2026 07:36

Mesazhi i Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në Ditën e Mësuesit.

7 Marsi është Dita e Mësuesit, në #Shqipëri por edhe në #Diasporë.

Në këtë ditë të shënuar për arsimin shqiptar, e cila na bashkon në mirënjohjen e thellë për të gjithë mësuesit shqiptarë, dëshiroj të uroj e përgëzoj veçanërisht mësuesit e gjuhës shqipe në #diasporë, të cilët me përkushtim, pasion dhe energji, mbajnë gjallë, kultivojnë e transmetojnë gjuhën, kulturën dhe identitetin tonë kombëtar kudo ku janë.

Puna juaj është një kontribut i çmuar për ruajtjen e lidhjes së brezave të rinj me gjuhën shqipe dhe me rrënjët e tyre. Përmes mësimit të gjuhës, ju ndërtoni ura të forta mes diasporës dhe Shqipërisë, duke forcuar identitetin dhe përkatësinë tonë kombëtare kudo në botë.

Për mua, kjo ditë ka edhe një domethënie personale. Si djali i një nëne që ia kushtoi gjithë jetën mësimdhënies, falë saj kam kuptuar që herët se sa fisnik dhe i rëndësishëm është misioni i mësuesit në formimin e mirërritjen e brezave dhe në ndërtimin e shoqërisë.

Samiti i #Diasporës, i cili do të mbahet me 14 - 15 prill 2026, nën moton "Përmes Rrënjëve Lartësohemi" përpos të tjerash do të këtë në qendër ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore, gjuhësore dhe shpirtërore, si themeli mbi të cilin ndërtohet identiteti shqiptar përtej kufijve.

Gëzuar 7 Marsin të gjithë mësuesve shqiptarë në çdo cep të globit!

LINK:

https://x.com/hoxhafer/status/2030216802995728389?s=46

Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania published this content on March 07, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on March 07, 2026 at 13:36 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]