Ministry of Defence - Republic of Albania

08/07/2026 | Press release | Distributed by Public on 08/07/2026 05:04

Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi, vizitë në Divizionin e Anijeve Detare të FINCANTIERI në Itali

Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi, vizitë në Divizionin e Anijeve Detare të FINCANTIERI në Itali

e premte, 07 gusht 2026 12:10

Ministri Nufi: "Njohje me praktikat më të mira për zbatimin e projektit të përbashkët Fincantieri Albania në Vlorë"

Në kuadër të partneritetit me FINCANTIERI, Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, z. Ermal Nufi zhvilloi një vizitë në Divizionin e Anijeve Detare të kompanisë në Muggiano, Itali.

Kjo është një prej qendrave më të rëndësishme të ndërtimit të anijeve ushtarake dhe sistemeve detare në Evropë.

Gjatë vizitës në kantier, ministri u njoh nga afër me proceset e projektimit, prodhimit dhe integrimit të platformave moderne detare, si dhe me standardet e avancuara të menaxhimit industrial, kontrollit të cilësisë dhe organizimit të një kantieri të integruar të ndërtimit të anijeve.

Në publikimin e tij në rrjete sociale, Ministri Nufi nënvizoi se:

"Vizita shërbeu si një mundësi shumë e mirë për shkëmbimin e përvojave dhe njohjen me praktikat më të mira të FINCANTIERI, në funksion të zhvillimit të kapaciteteve industriale në Shqipëri dhe zbatimit të projektit të përbashkët "Fincantieri Albania" në Vlorë."


Ministry of Defence - Republic of Albania published this content on August 07, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on August 07, 2026 at 11:04 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]