Ministry of Defence - Republic of Albania

06/13/2026 | Press release | Distributed by Public on 06/14/2026 02:05

Ministri Nufi në Pentagon, takime të nivelit të lartë dhe zhvillim i bisedimeve dypalëshe në fushën e mbrojtjes

Ministri Nufi në Pentagon, takime të nivelit të lartë dhe zhvillim i bisedimeve dypalëshe në fushën e mbrojtjes

e shtunë, 13 qershor 2026 10:00

Më 11-12 Qershor në Pentagon u zhvilluan Takimet Bilaterale per Konsultimet e Mbrojtjes.

Fotogaleria

Takimet për palën amerikane u kryesuan nga Alton Buland - Zëvendësndihmës i Sekretarit të Luftës në SHBA dhe njëkohësisht përgjegjës për Politikat Evropiane dhe të NATO-s.

Përgjatë këtij takimi është vënë theksi tek vijimi pa ndërprerje i përpjekjeve për forcimin në shumë dimensione të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA.

Ministri Nufi ka nënvizuar se "Ne jemi krenarë për angazhimin dhe kontributin në rritje të Shqipërisë në kuadër të këtij partneriteti strategjik dhe mezi presim të thellojmë më tej miqësinë dhe bashkëpunimin tonë."

Z. Nufi është shprehur ndër të tjera se:

"Shqipëria vlerëson thellësisht mbështetjen e vazhdueshme dhe afatgjatë të SHBA dhe të qytetarëve të saj. Ne do të jemi gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe veprimet që SHBA kanë ndërmarrë në mbështetje të Shqipërisë gjatë gjithë historisë sonë. Është e qartë se SHBA do të mbeten "Partneri më Strategjik i Shqipërisë" dhe mbështetja juaj është thelbësore për ne në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes."


Ministry of Defence - Republic of Albania published this content on June 13, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on June 14, 2026 at 08:05 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]