Ministry of Defence - Republic of Albania

09/02/2025 | Press release | Distributed by Public on 09/02/2025 05:55

Mbyllën misionin 3 - javor kundër zjarreve në Shqipëri, ministri Vengu falënderon trupat e Emirateve të Bashkuara Arabe

Mbyllën misionin 3 - javor kundër zjarreve në Shqipëri, ministri Vengu falënderon trupat e Emirateve të Bashkuara Arabe

e martë, 02 shtator 2025 13:41

Trupa nga Emiratet e Bashkuara Arabe ka mbyllur misionin 3 - javor në Shqipëri në betejën kundër zjarreve: 72 efektivë dhe 2 helikopterë tip Black Hawk kryen dhjetëra operacione nga ajri dhe toka, duke asistuar forcat shqiptare në shuarjen dhe izolimin e vatrave të zjarrit në zona të ndryshme të vendit.

[Link]

Në ceremoninë e përcjelljes së këtyre trupave, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu shprehu mirënjohjen për këtë kontribut të çmuar, duke vlerësuar profesionalizmin, solidaritetin dhe bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.

"Ky angazhim i Emirateve të Bashkuara Arabe është dëshmi e një miqësie dhe partneriteti që shkon përtej fjalëve. Faleminderit për ndihmën në mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe natyrës sonë", - shprehet ministri Vengu, në mesazhin e tij.


Ministry of Defence - Republic of Albania published this content on September 02, 2025, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on September 02, 2025 at 11:55 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]