Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania

03/27/2026 | Press release | Distributed by Public on 03/27/2026 04:35

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme pret Kreun e Prezencës së Organization for Security and Co-operation in Europe në Shqipëri

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha zhvilloi një takim me Ambasadorin Michel Tarran, Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, për të diskutuar bashkëpunimin dhe prioritetet e ardhshme.

Ministri vlerësoi mbështetjen afatgjatë të Prezencës së OSBE-së në zhvillimin demokratik të Shqipërisë dhe theksoi nevojën për të zhvilluar më tej partneritetin, në përputhje me progresin e vendit në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Duke cituar nga deklarata e tij, ai nënvizoi: "Shqipëria mbetet një mbështetëse e palëkundur e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe vlerave që ajo përfaqëson: sigurinë gjithëpërfshirëse, dialogun, demokracinë dhe dinjitetin njerëzor."

Të dyja palët rikonfirmuan angazhimin për vijimin e bashkëpunimit në mbështetje të institucioneve demokratike dhe stabilitetit rajonal.

Postimi i plote i Ministrit Hoxha ne X:

https://x.com/hoxhafer/status/2037074545715097977?s=46&t=toA4veCnO-i55LJ9DxX0OA

Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania published this content on March 27, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on March 27, 2026 at 10:35 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]