Ministry of Defence - Republic of Albania

10/01/2025 | Press release | Distributed by Public on 10/01/2025 04:39

Ministri Vengu në Forumin e Sigurisë së Varshavës: Rrisim bashkëpunimin me Poloninë dhe aleatët për mbrojtjen dhe industrinë ushtarake

Ministri Vengu në Forumin e Sigurisë së Varshavës: Rrisim bashkëpunimin me Poloninë dhe aleatët për mbrojtjen dhe industrinë ushtarake

e mërkurë, 01 tetor 2025 11:36

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu zhvilloi një vizitë zyrtare në Poloni, ku mori pjesë në Forumin e Sigurisë së Varshavës, ku dhe pati konsultime dypalëshe me homologun e tij polak Władysław Kosiniak-Kamysz.

[Link]

Gjatë takimit me ministrin e Mbrojtjes të Polonisë, u vendosën piketat e bashkëpunimit në fushën e industrisë ushtarake dhe të fuqizimit të kapitalit njerëzor mes dy forcave të armatosura. Ministri Vengu vlerësoi përvojën e Polonisë, e cila siç ai theksoi, ka ditur të ndërthurë me sukses anëtarësimin në Bashkimin Evropian me zhvillimin e industrisë së mbrojtjes si një shtyllë ekonomike, duke theksuar se këto praktika të mira do të shërbejnë edhe për Shqipërinë në rritjen e kapaciteteve të saj ushtarake.

[Link]

Në Forumin e Sigurisë, një nga formatet më të rëndësishme evropiane të bashkëpunimit mes vendeve të NATO-s, BE-së dhe industrisë së mbrojtjes, këtë vit u vu theksi te mbrojtja kibernetike. Ministri Vengu theksoi se Shqipëria ka arritur përparime domethënëse në këtë fushë, duke u renditur së fundmi ndër 50 vendet kryesore në botë për kapacitete të mbrojtjes kibernetike, civile dhe ushtarake.

Ai njoftoi gjithashtu se shumë shpejt një format i ngjashëm do të organizohet edhe në Shqipëri, falë bashkëpunimit me aleatët polakë, gjermanë dhe amerikanë, duke theksuar se përpjekjet e vendit në fushën e mbrojtjes, industrisë ushtarake dhe sigurisë kibernetike do të marrin një rol të veçantë në politikën e bashkëpunimit rajonal, veçanërisht në Evropën Juglindore.


Ministry of Defence - Republic of Albania published this content on October 01, 2025, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on October 01, 2025 at 10:39 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]