Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania

10/13/2025 | Press release | Distributed by Public on 10/13/2025 03:15

Spiropali mikpret Drejtoren e Ballkanit Perëndimor pranë Komisionit Evropian: Plani i Rritjes, mjet i rëndësishëm për integrimin dhe fuqizimin rajonal

Tiranë, 13 Tetor 2025 - Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali mikpriti sot Drejtoren për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore pranë Komisionit Evropian, Valentina Superti.

Në fokus të bisedimeve ishte partneriteti i fortë dhe përkushtimi i palëkundur i Shqipërisë ndaj integrimit në BE.

Postimi i plotë i Ministres Spiropali:

"Mëngjesin e sotëm mirëprita Drejtoren për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore pranë Komisionit Evropian, Valentina Superti, e cila ndodhet në Tiranë për Forumin e Investimeve BE - Ballkani Perëndimor që mbahet për herë të parë në Shqipëri.

Vijojmë intensivisht përmbushjen e detyrimeve për çeljen e kapitujve të fundit, negociatat për mbylljen e kapitujve të hapur, mbërritjen e standardeve për përfitimin e mbështetjes financiare të BE-së përmes Planit të ri të Rritjes, si mjet i integrimit dhe fuqizimit rajonal."

Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania published this content on October 13, 2025, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on October 13, 2025 at 09:15 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]