02/03/2026 | Press release | Distributed by Public on 02/03/2026 06:55
Kontakt
Rruga e Kavajes,Nr. 1001,Tirane,Shqiperi
[email protected]
+355 22 600 222
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informon se përmes Komisioni të Çmimit të Barnave, çdo vit miraton çmimin e barnave, bazuar në VKM nr. 645, datë 01.10.2014 "Për ngritjen dhe mënyrën e funksionimit të Komisionit të Çmimit të Barnave", e ndryshuar.
Sa i takon miratimit të çmimit të barnave për vitin 2026, KÇB ka ndjekur metodologjinë në fuqi.
Pika 3 e VKM-së së sipërcituar parashikon: "Mbajtësit e autorizimit të tregtimit të barit në Shqipëri ose përfaqësuesi ligjor i autorizuar prej tij, brenda datës 31 tetor të çdo viti, deklarojnë me shkresë, sipas formularit bashkëlidhur këtij vendimi, në zarf të mbyllur, pranë ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë, çmimet "CIF" në euro ose dollarë, për barnat e importit dhe çmimet "EXË" (ex-ëork) në lekë, për barnat e fabrikuara në vend, kur barnat janë të pajisura me autorizim për tregtim. …..
Në rastet kur bari është në proces për t'u pajisur me autorizim për tregtim ose proces rinovimi të autorizimit për tregtim, mbajtësi i autorizimit për tregtim ose përfaqësuesi i tij ligjor i autorizuar prej tij kanë të drejtë të bëjnë deklarim të çmimit të barit por komisioni miraton çmimin e barit, pasi ai është pajisur me autorizimin për tregtim."
Pika 12: "Çmimi i referencës për Shqipërinë" do të jetë çmimi më i ulët nga elementet e mëposhtme:
a) çmimi që aplikohet ndër pesë shtetet referente (Itali, Greqi, Serbi, Maqedoni dhe Kroaci);
b) çmimi i tregtimit me pakicë të barit në vendin e origjinës;
c) çmimi i barnave të importuara në Republikën e Shqipërisë, gjatë12 muajve të fundit.
Pika 13: Çmimi i barit gjenerik duhet të jetë deri në 80% të çmimit të barit origjinator, të regjistruar pranëAgjencisë. Nëse bari origjinator nuk është i regjistruar në Republikën e Shqipërisë, atëherë do të merret për bazë çmimi i tij në vendet e referencës dhe të origjinës.
Pika 15: Barnat, për të cilat nuk është deklaruar çmim, brenda datës 31 tetor të vitit aktual, humbasin të drejtën për t'u përfshirë në listën e barnave të rimbursueshme për vitin pasardhës. Barnat të cilat janë në proces të pajisjes me autorizim ose rinovim autorizimi për tregtim dhe kanë deklaruar çmim brenda datës 31 tetor të vitit aktual, do të lejohen të aplikojnë për t'u përfshirë në listën e barnave të rimbursueshme, nëse bari pajiset me autorizim për tregtim deri në momentin e fillimit të procedurës së rishikimit të listës së barnave të rimbursueshme nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Në bazë të kuadrit ligjor në fuqi, data 31 dhjetor 2025 ka qenë afati i fundit për miratimin të çmimeve të barnave CIF/EXW 2026, listë e cila i wshtw përcjellw zyrtarisht Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (AKBPM) dhe Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSKDSH).
FSDKSH, në bazë të VKM-së nr. 491, datë 24.07.2024 "Për miratimin e listës së barnave që rimbursohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe masës së mbulimit të çmimit të tyre", i ndryshuar, si hap të parë ka reflektuar me efekt të menjëhershëm uljen e çmimeve për barnat alternativë e vetme të Listës së Barnave të Rimbursueshme (LBR) në fuqi. Kjo praktikë është e ndjekur prej vitesh dhe është e njohur nga subjektet tregtare farmaceutike.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informon qytetarët se nuk ka rritje të çmimeve të barnave alternativë e vetme të publikuara, si pjesë e LBR.
Përkundrazi, çmimet e ndryshuara janë krahasimisht më të ulta se në vitin 2025.
© Ministria e Shëndetësisë 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.
© Ministria e Shëndetësisë 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.