Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania

07/17/2026 | Press release | Distributed by Public on 07/17/2026 03:43

Ministri Hoxha takim me Ministrin e Jashtëm të Serbisë, ripërsërit qëndrimin e Shqipërisë ndaj deklaratave të papranueshme të ministres serbe për Kosovën

Gjatë qëndrimit të tij në Uashington, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha u takua në margjinat e Ministerialit për ​​rikthimin e terrorizmit politik me Ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriç.

Të dy ministrat shkëmbyen mendime mbi zhvillimet aktuale dhe perspektivat e ardhshme.

Në një postim në rrjetin social X, Hoxha njoftoi se gjatë takimit ripërsëriti qëndrimin e Shqipërisë në lidhje me deklaratat e papranueshme të një anëtareje të Qeverisë së Serbisë për Kosovën.

"Gjithashtu përsërita qëndrimin e qartë dhe të vendosur të Shqipërisë në lidhje me deklaratat e papranueshme dhe të papërgjegjshme të bëra së fundmi të një anëtareje të Qeverisë së Serbisë, si dhe theksova nevojën për të hedhur poshtë pa mëdyshje, retorikën që nxit tensionet, minon stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal dhe që bie ndesh me frymën e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe vlerave evropiane", thekson Ministri i Jashtëm.

"Kjo është ajo që përfaqëson diplomacia: angazhimi në dialog të hapur, shikimi i njëri-tjetrit në sy, përballja me realitetin dhe adresimi i dallimeve me përgjegjësi", shkruan Hoxha.

Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania published this content on July 17, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on July 17, 2026 at 09:43 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]