Ministry of Health - Republic of Albania

02/05/2026 | Press release | Distributed by Public on 02/05/2026 08:56

Ministrja Sala: Po ndërtojmë një transformim të qëndrueshëm në onkologji, me pacientin në qendër

Ministria e Shëndetësisë

Menu

#
Newsroom

Ministrja Sala: Po ndërtojmë një transformim të qëndrueshëm në onkologji, me pacientin në qendër

5 Shkurt 2026

Newsroom

Ministrja Sala: Po ndërtojmë një transformim të qëndrueshëm në onkologji, me pacientin në qendër

5 Shkurt 2026

Në kuadër të Ditës Botërore të Kancerit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala, mori pjesë në forumin "Kontrolli i Kancereve në Shqipëri: Parandalim, Depistim dhe Kujdes ndaj pacientit", organizuar nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), ku theksoi angazhimin e qeverisë për një qasje gjithëpërfshirëse dhe të koordinuar në luftën kundër kancerit.

Duke folur jo vetëm si ministre, por edhe si mjeke e imazherisë onkologjike, ministrja Sala ndau përvojën e saj shumëvjeçare pranë pacientëve dhe familjeve të tyre, duke nënvizuar se beteja kundër kancerit është një sfidë e përbashkët shoqërore që kërkon përkushtim, bashkëpunim dhe vizion afatgjatë.

Ministrja prezantoi disa nga shtyllat kryesore të reformës në onkologji, ndër të cilat:

· Forcimi i depistimit dhe parandalimit, me zgjerimin e fashës së depistimit për kancerin e qafës së mitrës nga 40-50 vjeç në 35-55 vjeç, si dhe nisjen e vaksinimit kundër HPV për vajzat dhe djemtë.

· Krijimi i Institutit Kombëtar të Onkologjisë dhe Rrjetit Kombëtar të Kancerit, që në bashkupunim me Institutin Kombëtar të Tumoreve në Milano, synon ndërtimin e një institucioni kërkimor-shkencor sipas modeleve europiane dhe ofrimin e shërbimeve onkologjike më pranë pacientit, përmes modelit "Hub and Spoke", me protokolle të unifikuara trajtimi në të gjithë vendin.

· Angazhimi i kapitalit njerëzor, përfshirë mjekë shqiptarë që punojnë në qendra europiane ekselence dhe që po kontribuojnë aktivisht në këtë reformë historike.

· Plotësimi i mungesave të barnave onkologjike dhe zgjerimi i listës së barnave të rimbursueshme, falë një procesi transparent dhe rigoroz që ka mundësuar uljen e kostove, duke garantuar njëkohësisht cilësinë e barnave.

· Përmirësimi i kapaciteteve të radioterapisë, ku, në bashkëpunim me Agjencinë Atomike, pritet që së shpejti të jenë funksionalë tre akseleratorë linearë, si dhe të vihet në përdorim një aparat modern i brakiterapisë.

Në përfundim, Ministrja Sala falënderoi të gjithë profesionistët dhe institucionet e përfshira në këtë proces reformues, duke theksuar se puna në skuadër dhe vendosja e pacientit në qendër janë forca lëvizëse e reformave thelbësore në shëndetësi.

Shpërndaj

© Ministria e Shëndetësisë 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Aksesibiliteti

×

Madhesia e Tekstit

A+ Zmadho A- Zvogelo

Profilet dhe Kontrasti

Disleksia Kontrast i Larte Kontrast i Ulet

Mjete Leximi

Udhezues Leximi
Maske Leximi
Hapesire me e Madhe

Navigimi

Navigimi me TAB
Evidento Linqet
Kthe ne gjendjen fillestare
Ministry of Health - Republic of Albania published this content on February 05, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on February 05, 2026 at 14:56 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]