04/08/2026 | Press release | Distributed by Public on 04/08/2026 09:26
Zëvendësministrja e Mbrojtjes, znj. Pranvera Skana, ka marrë zyrtarisht detyrën në një ceremoni të posaçme të zhvilluar në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes.
Ceremonia u organizua në prani të drejtuesve më të lartë civilë dhe ushtarakë, duke theksuar rëndësinë e këtij momenti në vijimësinë dhe forcimin e strukturave drejtuese të institucionit.
Në këtë ceremoni morën pjesë Ministri i Mbrojtjes, z. Ermal Nufi, Zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Enkelejdi Joti, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji, si dhe drejtues e përfaqësues të drejtorive në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Shtabin e Përgjithshëm të FA.
Në fjalën e saj përshëndetëse, zëvendësministrja, Skana shprehu mirënjohjen për besimin e dhënë dhe vlerësoi përgjegjësinë që mbart detyra e re, duke u angazhuar për të kontribuar në mënyrë aktive dhe të qëndrueshme në avancimin e prioriteteve të Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe në forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional.
Znj. Skana do të shërbejë si zëvendësministre në këtë fazë të re të zhvillimit institucional, duke sjellë përvojën e saj profesionale dhe angazhimin e dëshmuar në funksion të përmirësimit të politikave dhe praktikave në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Ajo pritet të luajë një rol të rëndësishëm në përballimin e sfidave aktuale dhe në fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet aktorëve dhe mekanizmave të menaxhimit të emergjencave civile.