Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania

07/18/2026 | Press release | Distributed by Public on 07/18/2026 01:09

Konsultim me profesionistët shqiptarë në Itali për Strategjinë Kombëtare të Diasporës

Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, znj. Vilma Premti, së bashku me Drejtoren Ekzekutive të Agjencisë Kombëtare të Diasporës, znj. Ermonela Xhafa, dhe Drejtoren e Drejtorisë së Diplomacisë Ekonomike, Kulturës dhe Diasporës në MEPJ, znj. Silvana Leskaj, pritën sot në një takim konsultues përfaqësues të Shoqatave të Profesionistëve Shqiptarë në Itali, në kuadër të procesit të hartimit të Strategjisë Kombëtare për Diasporën 2026-2030 dhe Planit të Veprimit 2026-2028.

Gjatë takimit u diskutua mbi nevojat, sfidat dhe prioritetet e komunitetit shqiptar në diasporë, si dhe mbi mënyrat për të forcuar përfshirjen e profesionistëve shqiptarë jashtë vendit në zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor të Shqipërisë.

Pjesëmarrësit ndanë përvojat dhe propozimet e tyre konkrete, duke dhënë një kontribut të vlefshëm në pasurimin e dokumenteve strategjike. Bashkëbisedimi konfirmoi edhe një herë rëndësinë e konsultimit të hapur dhe të vazhdueshëm me diasporën shqiptare, si një partner i rëndësishëm në proceset e zhvillimit të vendit.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Agjencia Kombëtare e Diasporës mbeten të angazhuara për të garantuar një proces gjithëpërfshirës konsultimi, duke vlerësuar kontributin dhe ekspertizën e shqiptarëve kudo që jetojnë dhe punojnë.

Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania published this content on July 18, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on July 18, 2026 at 07:10 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]