Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania

06/10/2026 | Press release | Distributed by Public on 06/10/2026 01:27

Dublin -Ministri Hoxha takim me Ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Mbrojtjen, z.Thomas Byrne: Irlanda mbështet zgjerimin e BE, Shqipëria progres përmes axhendës së[...]

"Diskutimet tona u përqëndruan në veçanti në progresin dhe perspektivën e Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE"- u shpreh ministri Hoxha. "Pata mundësinë të theksoja progresin e arritur përmes agjendës sonë të reformave dhe të riafirmoja angazhimin tonë të palëkundur për të ruajtur momentumin e fortë të procesit të negociatave, për të përfunduar me negociatat e anëtarësimit deri në vitin 2027 dhe për të arritur objektivin tonë strategjik të anëtarësimit në BE deri në vitin 2030"- shtoi ai.
Gjithashtu në takim u diskutua rëndësia e ruajtjes së një procesi të besueshëm zgjerimi të bazuar në meritë, që shpërblen progresin dhe ofron përfitime të prekshme si për vendet kandidate ashtu edhe për vetë BE-në. "Në mjedisin gjeopolitik të sotëm, zgjerimi nuk është vetëm një politikë transformuese, por edhe një investim strategjik në sigurinë, stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e Evropës" - vuri në dukje ministri.
Ai shprehu më tej vlerësimin e thellë të Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme të Irlandës për zgjerimin e BE-së dhe i uroi çdo sukses Presidencës së ardhshme irlandeze të Këshillit të Bashkimit Evropian.
Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania published this content on June 10, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on June 10, 2026 at 07:27 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]