Ministry of Finance and Economy - Republic of Albania

04/15/2026 | Press release | Distributed by Public on 04/15/2026 07:09

Ministri Petrit Malaj takohet me përfaqësues të diasporës shqiptare në Washington DC

Ministri i Financave, z. Petrit Malaj, zhvilloi një takim me përfaqësues të diasporës shqiptare që jetojnë dhe punojnë në Washington DC, profesionistë të angazhuar në institucione financiare ndërkombëtare, si Banka Botërore, FMN dhe IFC.

Gjatë këtij takimi, i cili u zhvillua në formën e një bashkëbisedimi të hapur, u diskutua mbi rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të diasporës në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe u theksua fakti se sot diaspora përfaqëson shumë më tepër sesa një burim remitancash, duke u shndërruar në një partner strategjik me vlera të shtuara në dije, përvojë, rrjete profesionale dhe potencial konkret për të kontribuar në ekonominë kombëtare.

Ministri ndau me të pranishmit edhe progresin dhe hapat konkretë që po ndërmerren në kuadër të integrimit europian të Shqipërisë, me fokus krijimin e një klime më të favorshme për investime, përmes lehtësive fiskale, përmirësimit të kuadrit ligjor dhe politikave që nxisin zhvillimin e sipërmarrjes.
Në përfundim, u shpreh mirënjohje për kontributin dhe përfaqësimin dinjitoz të shqiptarëve kudo në botë, duke vlerësuar rolin e tyre të pazëvendësueshëm në forcimin e lidhjeve ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Ministry of Finance and Economy - Republic of Albania published this content on April 15, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on April 15, 2026 at 13:09 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]