Ministry of Defence - Republic of Albania

03/06/2026 | Press release | Distributed by Public on 03/06/2026 05:10

Ministri i ri i Mbrojtjes, Ermal Nufi betohet para Presidentit

Ministri i ri i Mbrojtjes, Ermal Nufi betohet para Presidentit

e premte, 06 mars 2026 12:02

Me dorën mbi Kushtetutë, Ministri i ri i Mbrojtjes është betuar para presidentit të Republikës Bajram Begaj, në një ceremoni të posaçme të zhvilluar në Pallatin e Brigadave.

Fotogaleria

[Link]

Pas ceremonisë së dekretimit, ministri Nufi reagoi edhe përmes një statusi në rrjetet sociale, ku e cilësoi detyrën e re si një përgjegjësi të madhe në shërbim të sigurisë kombëtare dhe interesave të vendit: "Sot, nga ceremonia e dekretimit në Pallatin e Brigadave, nis një rrugëtim i ri në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, një përgjegjësi e madhe në shërbim të sigurisë kombëtare dhe të interesave të Republikës", - ka shkruar ministri i ri i Mbrojtjes.

Ministri Nufi theksoi se ky rrugëtim do të jetë në bashkëpunim të ngushtë me efektivët e Forcave të Armatosura dhe me të gjithë punonjësit e aparatit të Mbrojtjes: "Një rrugëtim krah për krah me njerëzit në uniformë dhe me të gjithë ata që shërbejnë çdo ditë në aparatin e Mbrojtjes, me përkushtim, profesionalizëm dhe ndjenjë të lartë detyre ndaj Atdheut", - u shpreh ministri i Mbrojtjes

Pas ceremonisë së betimit, ministri i Mbrojtjes së bashku me 6 ministrat e tjerë të votuar nga Parlamenti morën sot zyrtarisht detyrën.

[Link]


Ministry of Defence - Republic of Albania published this content on March 06, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on March 06, 2026 at 11:10 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]