Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania

11/07/2025 | Press release | Distributed by Public on 11/07/2025 14:57

Spiropali me të rinjtë e programit kombëtar të praktikave në MEPJ: Diplomacia e hapur ndaj talenteve të reja, prioritetet për Shqipërinë Europiane

POSTIMI I MINISTRES SPIROPALI

Një diplomaci më e hapur ndaj talenteve të reja, ndër prioritetet e mandatit për Shqipërinë Europiane.

U takova mëngjesin e sotëm me të rinjtë që ndjekin Programin Kombëtar të Praktikave të Punës dhe japin kontributin e tyre në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme.

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm që do të prezantojmë shumë shpejt në Kuvend do të krijojë më shumë hapësira dhe mundësi për të pasuruar diplomacinë shqiptare me potencialin e të rinjve që kanë vokacionin për t'i shërbyer Shqipërisë.

Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania published this content on November 07, 2025, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on November 07, 2025 at 20:57 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]