Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania

09/02/2025 | Press release | Distributed by Public on 09/02/2025 04:31

Slloveni, Ministri Hasani në Forumin Strategjik të Bled 2025

Hasani: "Shqipëria, plotësisht e angazhuar në forcimin e bashkëpunimit mbi çështje kyçe rajonale e globale."

Bled, Slloveni, 1 Shtator 2025 - Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, z. Igli Hasani po merr pjesë në Forumin Strategjik të Bled 2025 të organizuar në Slloveni.

"Në 20-vjetorin e Forumit Strategjik të Bled, Slloveni, për të marrë pjesë në diskutime rreth sfidave aktuale - me integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE si një çështje kryesore për të ardhmen e kontinentit." - informon ai nëpërmjet rrjeteve sociale.

Ndër të tjera, Ministri Hasani nënvizon se "Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar në forcimin e bashkëpunimit dhe nxitjen e dialogut mbi tematika kyçe rajonale dhe globale, si dhe në zgjerimin e partneriteteve mbi prioritetet e përbashkëta."

Ditën e nesërme, z. Hasani do të marrë pjesë në Panelin me temë "Rajoni larg të rinjve: Koha për ndryshim", i cili do të fokusohet tek nevoja e fuqizimit të të rinjve në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe bërja pjesë e tyre në jetën aktive të zhvillimit shoqëror, ekonomik dhe demokratik.

Ky vit shënon 20-vjetorin e Forumit Strategjik të Bled-it, një konferencë e rëndësishme ndërkombëtare në Evropën Qendrore dhe Juglindore që bashkon udhëheqës botërorë nga fusha të ndryshme për dialog strategjik në nivel të lartë. Forumi shërben gjithashtu edhe për rrjetëzim ndërmjet udhëheqësve kryesorë politikë, përfaqësuesve nga biznesi, jeta akademike dhe shoqëria civile nga e gjithë bota.

Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania published this content on September 02, 2025, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on September 02, 2025 at 10:31 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]