Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania

03/11/2026 | Press release | Distributed by Public on 03/11/2026 04:18

Historia, kultura dhe trashëgimia e arbëreshëve ndër shekuj

Më 9 mars 2026, me ftesë të Gjeneral Brigade Altin Kurti, Komandant i Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë 2026 pranë Ministrisë së Mbrojtjes, Drejtorja e Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA), Prof. Diana Kastrati, zhvilloi një leksion me temë "Diaspora Historike Shqiptare: Arbëreshët e Italisë".

Leksioni u organizua në kuadër të ciklit të kurseve institucionale të Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë dhe u ndoq nga oficerë të lartë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Gjatë prezantimit u trajtuan migrimet historike të arbërve drejt Italisë, vendosja e komuniteteve arbëreshe në jug të vendit dhe ruajtja ndër shekuj e gjuhës, kulturës dhe traditave të tyre. Njëkohësisht, u prezantua edhe veprimtaria e QSPA-së gjatë viteve të fundit, e përqendruar në kërkimin shkencor, botimet dhe promovimin e kulturës arbëreshe.

Aktiviteti u mbyll me diskutime nga pjesëmarrësit dhe me vlerësime për kontributin e QSPA-së në studimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore arbëreshe. Në përfundim, Gjeneral Brigade Altin Kurti i dorëzoi Prof. Diana Kastrati një certifikatë mirënjohjeje dhe një dhuratë simbolike për kontributin e saj.

Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania published this content on March 11, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on March 11, 2026 at 10:18 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]