Ministry of Defence - Republic of Albania

05/05/2026 | Press release | Distributed by Public on 05/05/2026 04:20

Ministri Nufi nderon dëshmorët: Mirënjohje për bijtë që vendosën Shqipërinë mbi gjithçka

Ministri Nufi nderon dëshmorët: Mirënjohje për bijtë që vendosën Shqipërinë mbi gjithçka

e martë, 05 Maj 2026 12:10

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë sot në homazhet zyrtare të zhvilluara me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve të Atdheut, duke nderuar kujtimin e të rënëve për lirinë e vendit.

Fotogaleria



Në ceremoninë e zhvilluar, ku të pranishëm ishin edhe presidenti i Republikës Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, nënkryetarja e Kuvendit Klodiana Spahiu, drejtuesit e shtetit vendosën kurora me lule dhe u përkulën me respekt para monumentit "Nëna Shqipëri".

Në mesazhin e tij, ministri i Mbrojtjes shprehu respekt dhe mirënjohje të thellë për sakrificën sublime të dëshmorëve, duke theksuar se ata që dhanë jetën për Atdheun mbeten frymëzim i përhershëm për brezat.

"Lavdi përjetë dëshmorëve të Atdheut! Nderojmë me respekt sakrificën e tyre dhe shprehim mirënjohje për bijtë që vendosën Shqipërinë mbi gjithçka." - u shpreh ministri i Mbrojtjes.

5 Maji mbetet një ditë reflektimi dhe mirënjohjeje për të gjithë ata që sakrifikuan jetën për lirinë e Shqipërisë, duke u konsideruar si themel i identitetit kombëtar dhe i së ardhmes europiane të vendit.


Ministry of Defence - Republic of Albania published this content on May 05, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on May 05, 2026 at 10:20 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]