03/28/2026 | Press release | Archived content
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një sërë takimesh me Ambasadorë të akredituar në Tiranë.
Në takimin me Ambasadoren e Greqisë, Lambrini Komini, Ministri Hoxha vlerësoi partneritetin e qëndrueshëm dhe strategjik ndërmjet dy vendeve. "Greqia mbetet një partner kyç strategjik për Shqipërinë. Ne jemi të përkushtuar për të avancuar bashkëpunimin në një frymë konstruktive dhe me vizion për të ardhmen", u shpreh ai, duke theksuar mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në energji, tregti, turizëm, infrastrukturë dhe lidhje ndërnjerëzore, si dhe duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë për integrimin evropian të Shqipërisë.
Në takimin me Ambasadorin e parë rezident të Indisë në Tiranë, Ravindra Prasad Jaiswal, Ministri Hoxha theksoi rëndësinë e 70-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike. "Ky përvjetor pasqyron vlerat tona të përbashkëta dhe hap mundësi të reja për ndërtimin e një partneriteti më të fortë dhe më dinamik" u shpreh ai, duke vënë në dukje hapjen e Ambasadave në të dy kryeqytetet dhe potencialin për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.
Gjatë takimit me Ambasadorin e Kazakistanit, Iskander Aysariyev, Ministri Hoxha vlerësoi progresin pozitiv në marrëdhëniet dypalëshe. "Hapja e Ambasadës së Kazakistanit në Tiranë është një tregues i qartë i angazhimit të përbashkët për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona," theksoi ai, duke rikonfirmuar bashkëpunimin në promovimin e paqes, sigurisë dhe angazhimit shumëpalësh, përfshirë në kuadër të Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.
Këto takime pasqyrojnë angazhimin e vazhdueshëm të Shqipërisë për ndërtimin e partneriteteve të forta dhe të qëndrueshme ndërkombëtare.
Postimet e Ministrit Hoxha në links më poshtë:
https://x.com/HoxhaFer/status/2037803749687619697?s=20