Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania

09/01/2026 | Press release | Distributed by Public on 09/01/2026 13:41

Ministri Hoxha takohet me Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua me Nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike, Allison Hooker, në margjinat e Forumit Strategjik të Bledit.

Në vijim të diskutimeve të zhvilluara në Uashington, korrikun e kaluar, Ministri Hoxha dhe Nënsekretarja Hooker riafirmuan rëndësinë e partneritetit strategjik Shqipëri-SHBA dhe angazhimin e përbashkët për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në fushat me interes të ndërsjellë.

Gjatë takimit u shkëmbyen mendime mbi bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe mbi bashkëpunimin në kuadër të NATO-s, veçanërisht pas Samitit të Ankarasë dhe në prag të Samitit të ardhshëm të Aleancës në Shqipëri.

Ministri Hoxha dhe Nënsekretarja Hooker diskutuan gjithashtu mbi mjedisin e sigurisë dhe zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor, duke riafirmuar rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm në mbështetje të stabilitetit dhe sigurisë rajonale.

Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara mbeten të bashkuara nga një partneritet i gjatë, i rrënjosur në vlerat e përbashkëta demokratike, solidaritetin transatlantik dhe angazhimin e përbashkët për sigurinë.

Në përfundim, u shpreh gatishmëria për vijimin e dialogut dhe bashkëpunimit të ngushtë, me fokus në arritjen e rezultateve të prekshme që avancojnë interesat e përbashkëta dhe sjellin përfitime për të dy vendet.

Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania published this content on September 01, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on September 01, 2026 at 19:41 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]