Ministry of Defence - Republic of Albania

06/18/2026 | Press release | Distributed by Public on 06/18/2026 05:40

Bruksel, Ministri Ermal Nufi merr pjesë në Takimin e Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s

Bruksel, Ministri Ermal Nufi merr pjesë në Takimin e Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s

e enjte, 18 qershor 2026 13:10

Ministri Nufi: "Shqipëria, aleate e besueshme në NATO. Faktor stabiliteti në rajon e më gjerë"

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, z. Ermal Nufi mori pjesë sot në Takimin e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, zhvilluar në Bruksel, ku u diskutuan prioritetet kryesore të Aleancës në funksion të forcimit të sigurisë dhe mbrojtjes kolektive në hapësirën euro-atlantike.

Në ministerial është theksuar rëndësia e ruajtjes së unitetit ndërmjet aleatëve, rritjes së gatishmërisë operacionale dhe forcimit të kapaciteteve mbrojtëse përballë sfidave të reja dhe kërcënimeve në zhvillim ndaj sigurisë ndërkombëtare.

Në publikimin e tij në rrjet social, Ministri Nufi vlerëson se: "Bashkëpunimi ndërmjet aleatëve, investimet në mbrojtje dhe modernizimi i kapaciteteve ushtarake janë garancia më e fortë për paqen, sigurinë dhe mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta."

Duke riafirmuar angazhimin e Shqipërisë në kuadër të NATO-s, ministri nënvizon ndër të tjera se: "Shqipëria do të vijojë të japë kontributin e saj të pandërprerë me përgjegjësi dhe vendosmëri në kuadër të NATO-s si një aleate e përkushtuar dhe e besueshme, duke forcuar rolin e saj si faktor stabiliteti në rajon e më gjerë."


Ministry of Defence - Republic of Albania published this content on June 18, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on June 18, 2026 at 11:40 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]