Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania

04/17/2026 | Press release | Distributed by Public on 04/17/2026 01:28

Shqipëria mirëpret armëpushimin 10-ditor ndërmjet Izraelit dhe Libanit

Shqipëria mirëpret armëpushimin 10-ditor të shpallur ndërmjet Izraelit dhe Libanit, të ndërmjetësuar nga Presidenti Trump, si një hap konstruktiv dhe të domosdoshëm drejt uljes së tensioneve dhe parandalimit të humbjeve të mëtejshme të jetëve njerëzore.

Teksa bëjmë thirrje për respektimin e plotë të armëpushimit nga të gjitha palët, nënvizojmë se Hezbollah-u duhet të ndërpresë çdo veprim kundër Izraelit dhe të veprojë në përputhje me vendimet dhe autoritetin e Qeverisë së Libanit.

Shpresojmë që ky zhvillim të kontribuojë në krijimin e kushteve për një dialog domethënës ndërmjet Izraelit dhe Libanit, duke hapur rrugën drejt një procesi më të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës të uljes së tensioneve.

Shqipëria inkurajon të gjitha palët, si edhe partnerët ndërkombëtarë, që të ndërtojnë mbi këtë moment pozitiv dhe të angazhohen në mënyrë të koordinuar për arritjen e një paqeje të sigurt, të qëndrueshme dhe afatgjatë në rajon.

Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania published this content on April 17, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on April 17, 2026 at 07:28 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]