Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania

06/09/2026 | Press release | Distributed by Public on 06/09/2026 07:00

Ministri Hoxha pritet nga Ministrja e Jashtme e Irlandës: Shqipëria hap së shpejti ambasadën e saj në Dublin, rritje e bashkëpunimit mes dy vendeve

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z.Ferit Hoxha e cilësoi takimin me Helen McEntee, Ministren e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, si tejet produktiv dhe riafirmues të marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe midis Shqipërisë dhe Irlandës.

"Zhvilluam një shkëmbim konstruktiv mendimesh mbi objektivin tonë të përbashkët për forcimin e mëtejshëm të dialogut politik dhe zgjerimin e bashkëpunimit praktik në një sërë sektorësh kryesorë"- bëri me dije ai.

Në kuadër të takimit u dakordësua mbi nevojën për të eksploruar mundësi konkrete për të forcuar partneritetin ekonomik, me një fokus të veçantë në tregti, investime, turizëm, shërbime digjitale dhe inovacion. "Pata kënaqësinë të theksoja kontributin e vlefshëm të diasporës shqiptare në Irlandë, e cila vazhdon të shërbejë si një urë e rëndësishme midis ekonomive dhe shoqërive tona"- theksoi ministri.

"Në këtë kontekst, e informova Ministren McEntee mbi vendimin e Qeverisë Shqiptare për të hapur një Ambasadë në Dublin në të ardhmen e afërt, një hap i rëndësishëm që do të thellojë më tej partneritetin tonë dypalësh dhe do të rrisë bashkëpunimin midis dy vendeve tona" - vazhdoi më tej ai.

Ndër të tjera ministri Hoxha shprehu vlerësimin e thellë për mbështetjen e palëkundur të Irlandës për zgjerimin e BE-së dhe për rrugën e anëtarësimit në BE të Shqipërisë, veçanërisht teksa mirëpritet Presidenca e ardhshme e Këshillit të BE nga Irlanda.

"Gjithashtu ndava një përditësim mbi progresin e qëndrueshëm të Shqipërisë në procesin anëtarësimit, duke nënvizuar angazhimin tonë të fortë për të ruajtur ritmin e reformave teksa përparojmë drejt fazës tjetër të negociatave, mbylljes së kapitujve"- deklaroi ai.

Në përfundim, lidhur me zhvillimet rajonale dhe globale, në takim u riafirmua angazhimi i përbashkët i dy vendeve për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e Evropës, duke përfshirë Ballkanin Perëndimor si një pjesë integrale e së ardhmes së saj.

Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania published this content on June 09, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on June 09, 2026 at 13:00 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]