Ministry of Defence - Republic of Albania

06/19/2026 | Press release | Distributed by Public on 06/19/2026 03:48

Ministri Nufi në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, në Bruksel: Shqipëria rikonfirmon mbështetjen në përputhje me objektivat e NATO

Ministri Nufi në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, në Bruksel: Shqipëria rikonfirmon mbështetjen në përputhje me objektivat e NATO

e premte, 19 qershor 2026 11:44

Ministri i Mbrojtjes, z.Ermal Nufi mori pjesë në Takimin e 35-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, që u mbajt në Bruksel, ku rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë në mbështetje të Ukrainës, në përputhje me vlerat dhe objektivat e NATO.

Përmes një publikimi në rrjetet sociale, ministri Nufi theksoi se, "Shqipëria mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj përkrah Ukrainës, duke vijuar të kontribuojë në përpjekjet e përbashkëta të aleatëve për mbrojtjen e lirisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit".

"Që nga fillimi i agresionit rus, ne kemi qëndruar krah për krah popullit ukrainas për të mbrojtur lirinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit të tij." - u shpreh ministri Nufi.

Takimi në Bruksel mblodhi ministrat e mbrojtjes së vendeve aleate dhe partnere për të koordinuar mbështetjen e mëtejshme ndaj Ukrainës dhe për të diskutuar zhvillimet më të fundit në fushën e sigurisë euroatlantike.


Ministry of Defence - Republic of Albania published this content on June 19, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on June 19, 2026 at 09:48 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]