Ministry of Defence - Republic of Albania

12/27/2025 | Press release | Distributed by Public on 12/27/2025 09:06

Ministri Vengu në Novo Selo: Trupat shqiptare, me rol aktiv në Grup-Batalionin Shumëkombësh të NATO

Ministri Vengu në Novo Selo: Trupat shqiptare, me rol aktiv në Grup-Batalionin Shumëkombësh të NATO

e shtunë, 27 dhjetor 2025 16:01

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, zhvilloi një vizitë në Bazën e Grup-Batalionit Shumëkombësh të NATO-s në Novo Selo, Bullgari, ku shërbejnë edhe efektivë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Fotogaleria

[Link]
Gjatë vizitës, ministri u njoh nga komandanti italian i misionit, Mattia Scirocco, me angazhimin dhe kontributin e togës shqiptare, e cila luan një rol aktiv në përmbushjen e detyrave të grupit, duke kontribuar përtej misionit të saj të paracaktuar.

Ministri Vengu vlerësoi këtë angazhim si një dëshmi të qartë të profesionalizmit, përkushtimit dhe besueshmërisë së efektivëve shqiptarë në çdo mision ku ata shërbejnë nën flamurin e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

[Link]

Ai theksoi se, "Shqipëria mbetet e gatshme të rrisë më tej prezencën dhe kontributin e saj në misionet e NATO-s, aty ku nevoja e kërkon, duke forcuar përgatitjen operacionale dhe duke dëshmuar përkushtimin e vazhdueshëm ndaj sigurisë kolektive, krah për krah me aleatët".

[Link]


Ministry of Defence - Republic of Albania published this content on December 27, 2025, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on December 27, 2025 at 15:06 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]